Lidhje

Dëmet nga tërmeti, 40 urdhëra ndalimi në Tiranë


Në Tiranë, Prokuroria firmosi të martën 40 urdhëra ndalimi për ish zyrtar vendor, inspektorë të ndërtimi, arkitektë, inxhinjerë dhe ndërtues në disa komuna të Tiranës Farke,Kashar, apo dhe të Bashkisë Vorë të dyshuar për shpërdorim detyre. Urdhërat e ndalimit u lëshuan në kuadër të një hetimi të nisur për pasojat e tërmetit.

Ata dyshohen të kenë favorizuar ndërtime jashtë kritereve apo lejeve të lëshuara, për ndërtime të një cilësie të dobër, për mungesë kontrolli gjatë kolaudimit të objekteve, apo të kenë lejuar ndërhyrje në strukturë. Deri në orët e para të mbrëmjes mësohet se janë ndaluar të paktën 27 persona, ndërkohë që vijojnë kërkimet për të tjerët që janë në listën e të dyshuarve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG