Lidhje

Somali, sulm me makinë bombë ndaj inxhinierëve turq


Të paktën tre persona u vranë dhe më shumë se 20 të tjerë u plagosën mes tyre edhe shtetas turq, kur një makinë bombë shpërtheu në qytetin Afgoye, 30 kilometra larg kryeqytetit të Somalisë, Mogadishu. Numri i viktimave u bë publik për median nga dy zyrtarë somalezë. Makina bombë kishte në shënjestër një grup kontraktuesish turq.

Grupi militant Al-Shabab mori përgjegjësinë për sulmin.

"Një makinë bombë u përplas me shpejtësi në një vend ku inxhinierët turq dhe policia somaleze ndodhej për të drekuar", i tha oficeri i policisë Nur Ali agjencisë Reuters.

Luftëtarët e al Shabaab-it provuar të sulmojnë Afgoyen edhe ditën e premte në mbrëmje, por u zmbrapsën. Grupi militant i lidhur me Al Kaedën ka marrë përgjegjësinë për sulme në të shkuarën si pjesë e një fushate për të rrëzuar qeverinë somaleze të mbështetur nga Kombet e Bashkuara.

Prej një krizës së urisë që preku Somalinë në 2011-n, Turqia ka qenë një burim kryesor i ndihmës për vendin ndërsa Ankaraja kërkon të rrisë ndikimin e saj në Bririn e Afrikës duke konkuruar kundërshtarët e saj të Gjirit, si Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Inxhinierët turq po ndihmojnë në ndërtimin e rrugëve në Somali. Në fund të muajit dhjetor në një tjetër shpërthim në një pikë kontrolli në Mogadishu u vranë të paktën 90 persona mes tyre dhe disa inxhinierë turq.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG