Lidhje

Rama, misioni i parë si kryetar i OSBE-së në Ukrainë


Kryeministri dhe ministri i Jashtëm shqiptar Edi Rama nisi sot një vizitë zyrtare në Ukrainë, në cilësinë e kryesuesit të radhës të OSBE-së

Në Kiev, zoti Rama pati takime me autoritetet më të larta të vendit. Ai tha se vizita e tij e parë si kryetar i radhës së OSBE-së në Ukrainë, nuk ishte rastësore por se ishte dëshmi e rëndësinë e madhe të trajtimit të krizës në dhe rreth Ukrainës, e cila siç u shpreh ai “mbetet çështja më kryesore për sigurinë dhe stabilitetin në Europë sot”.

Në konferencën për shtyp me ministrin e Jashtëm ukrainas Vadym Prystaiko, zoti Rama u shpreh se ndërsa rreth kësaj çështje dikutohet në nivel të ndryshme “ajo që mbetet thelbësore, çdo ditë është jeta e njerëzve dhe vështirësitë me të cilat duhet të përballen të gjithë ata që jetojnë në zonat e konfliktit” dhe se pikërisht ata do të jenë në fokus të presidencës shqiptare të OSBE-së për të garantuar “ndalimin e zjarrit dhe një armëpushim të qëndrueshëm”

Zoti Rama pritet të vizitojë nesër Ukrainën lindore “ku dua të shoh me sytë e mi situatën e sigurisë dhe atë humanitare në zonat e ndikuara nga konflikti dhe ndikimin praktik të Misionit Special të Monitorimit, në terren

Vizitat e tij të ardhshme si kryetar i radhës i OSBE-së, pritet të jenë në Moskë dhe në Uashington.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG