Lidhje

GJND urdhëron Mianmarin të parandalojë gjenocidin kundër myslimanëve Rohingya


Në një fitore gjithpërfshirëse ligjore për anëtarët e pakicës myslimane Rohingya, gjykata më e lartë e Kombeve të Bashkuara ka urdhëruar Mianmarin që të marrë të gjitha masat nën pushtetin e tij për të parandaluar gjenocidin kundër popullsisë Rohingya.

Gjykatësi Abdulqawi Ahmed Yusuf tha se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka mendimin se popullsia Rohingya në Mianmar mbetet shumë e rrezikuar.

Gjykata shtoi se urdhëri i dhënë nga ana e saj për masat e përkohëshme që synojnë të mbrojnë popullsinë Rohingya është i detyrueshëm dhe krijon ndetyrime ligjore ndërkombëtare ndaj Mianmarit.

Pas një diskutimi të gjatë prej një ore, gjykatësit po ashtu i dhanë urdhër Mianmarit që të raportojë para tyre pas katër muajsh lidhur me masat që ka ndërmarrë ai vend për të zbatuar urdhërin, dhe pastaj të raportojë çdo gjashtë muaj ndërsa çështja vazhdon me ngadalësi në gjykatën botërore.

Vendimi i gjykatës erdhi pas një çështje të ngritur nga shteti afrikan Gambia në emër të një organizate të vendeve myslimane që e akuzojnë Mianmarin për gjenocid në goditjen që ka ndërmarrë ndaj popullsisë Rohingya.

Gjatë një seance dëgjimore publike muajin e kaluar, pala akuzuese përdori harta, imazhe satelitore dhe foto për të detajuar, atë të cilën ata e cilësojnë si një fushatë vrasjesh, përdhunimesh dhe shkatërrimi që përbëjnë gjenocid të ndërmarrë nga ushtria e Mianmarit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG