Lidhje

Shqipëria publikon të parin Indeks për Barazinë Gjinore


Autoritetet në Tiranë publikuan sot të parin Indeks mbi Barazinë Gjinore në Shqipëri, duke plotësuar një kërkesë të Bashkimit Europian në këtë fushë.

Raporti zbuloi se pabarazia gjinore është ende e konsiderueshme në Shqipëri, megjithë rritjen numerike të përfaqësimit të grave në institucionet vendim-marrëse, apo disa përmirësime të tjera.

Tiranë: Publikohet i pari indeks mbi barazinë gjinore
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:54 0:00

“Tani kemi një mënyrë për të krahasuar rezultatet midis vendeve të rajonit, me Maqedoninë Veriore dhe Serbinë, që e kanë kryer më herët Indeksin dhe pas pak edhe me Malin e Zi. Krahasimiet shërbejnë për të matur se sa mbërrijnë tek qytetarët strategjitë dhe politikat për zbutjen e dallimeve mes burrave dhe grave. Duke analizuar të dhënat në fushën e parasë, punës, pushtetit, kohës, shëndetit dhe shkollimit, politikëbërësit tashmë mund të gjejnë zgjidhjet e duhura për sfidat e barazisë gjinore," u shpreh Virginija Langbakk, Drejtoresha e Institutit Evropian për Barazi Gjinore,

Veprimtari Altin Hazizaj, thotë se Indeksi është i dobishëm, por ka një mori fushash në jetën e Shqipërisë ku shkelen të drejtat njerëzore të grave e vajzave. “Ka pak të dhëna se si jetojnë gratë e zonave rurale, por ato janë 40 për qind e banorëve. Po ashtu, ka pak të dhëna për gratë e pakicave kombëtare. Shumë gra dhunohen nga burrat dhe jetojnë mes mungesave të mëdha, të drejtat e tyre shkelen” - tha zoti Hazizaj.

Autorë të Indeksit janë INSTAT, ministria e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, në bashkëpunim me BE-në, Bankën Botëroe dhe disa qendra europiane. Ministrja Ogerta Manastirlliu tha se Indeksi i Barazisë Gjinore 2020 në Shqipëri është një pikë kthese e për t’i bërë të matshme arritjet dhe mangësitë.

“Raporti i parë “Indeksi i barazisë Gjinore 2020 në Shqipëri” është një gur kilometrik për hapat që do të ndërmarrim në këtë aspekt drejt aspiratës tonë për t'u bërë anëtarë të familjes së madhe Europiane.”, - tha zonja Manastirliu.

Ekspertët besojnë se me më shumë indekse rajonale vendet e Ballkanit Perëndimor mund të krahasojnë ecurinë e tyre dhe të mësojnë nga njëri-tjetri.

Shqipëria është e treta mes vendeve të Ballkanit perëndimor që aspiron për në BE që nxori Indeksin e Barazisë Gjinore. Serbia dhe Maqedonia e Veriut i kanë kryer më herët Indekset e tyre.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG