Lidhje

OSBE ndihmon Shqipërinë në përballjen me ekstremizmin e dhunshëm


OSBE po ndihmon Shqipërinë si të luftojnë dhe parandalojnë ekstremizmin e dhunshëm, që shkon në terrorizëm, duke përgatitur afro 250 punonjës të burgjeve si dhe të shërbimit të provës, pjesë e një projekti të posaçëm për këtë çështje.

OSBE ndihmon Shqipërinë në përballjen me ekstremizmin e dhunshëm
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:48 0:00

Drejtuesi i Pranisë së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, tha sot se siguria përballë terrorizmit dhe radikalizmit po bëhet pjesë e të drejtave njerëzore.

“Të burgosurit e dënuar për vepra terroriste dhe ata që përkrahin ideologjitë e dhunshme ekstremiste krijojnë një sërë sfidash që kërkojnë qasje të ndryshme për të menaxhuar dhe zbutur rreziqet, ndaj është me rëndësi përgatitja e punonjësve të burgjeve dhe shërbimit të provës” - tha ambasadori Borchardt.

OSBE përmirësoi komunikimin ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe homologëve të rajonit për informacione lidhur me radikalizmin dhe kërcënimeve terroriste në sistemin e burgjeve, si dhe shërbimet e provës.

Koordinatori Kombëtar kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Agron Sojati, tha se mbi 100 shqiptarë morën pjesë në luftimet e Sirisë dhe Irakut, duke iu bashkuar ISIS-it dhe Alnusra-s.

“Shqipëria është në përfundim të planit të veprimit për anëtarët që pret të kthehen dhe të riintegrohen, përmes një bashkëpunimit të institucioneve të zbatimit të ligjit, prokurorinë e policinë dhe pushtetin vendor, dhe komponentë të tjerë sociale e ekonomik, psikologjikë e edukativ”.

Një fazë monitorimi po nis në gjithë burgjet e Shqipërisë për të matur dijenitë e punonjësve dhe personave të dënuar mbi dyshimet për ekstremizmin e dhunshëm.

Pjesë e këtyre përpjekjeve është bërë edhe Universiteti i Tiranës, departamenti i sociologjisë, në Fakultetin e Shkencave Sociale, ku është përgatitur grupi i parë i programit të kriminologjisë sociale, si dhe po trajnohen punonjësit e burgjeve dhe shërbimit të provës.

OSBE ka sjellë në Shqipëri përvojat më të fundit në trajtimin e rasteve të terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm, ku po nisin përpjekjet për të de-radikalizuar të dënuarit me tendenca të tilla, para se ato t’i shtyjnë drejt terrorizmit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG