Lidhje

Pompeo përsërit angazhimin e Amerikës ndaj Ukrainës


U.S. Secretary of State Mike Pompeo, left, gestures as Ukrainian President Volodymyr Zelenskiy stands next after their joint news conference following the talks in Kyiv, Ukraine, Friday, Jan. 31, 2020. Pompeo opened a visit to Ukraine on Friday…

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo përsëriti të premten angazhimin e Amerikës ndaj Ukrainës gjatë një vizite në vendin që është në qendër të gjyqit për fajësimin e Presidentit Donald Trump.

"Shtetet e Bashkuara shohin se lufta e Ukrainës për liri, demokraci dhe prosperitet është një akt guximi," tha Pompeo në Kiev. "Angazhimi ynë për ta mbështetur atë nuk do të lëkundet."

Presidenti Trump po përballet me akuza se i bëri presion Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenzkiy për të hetuar rivalin politik dhe ish NënPresidentin Joe Biden dhe djalin e tij, Hunter, i cili punoi për një kompani të energjisë të Ukrainës.

Sekretari Pompeo mohoi se pezullimi i përkohshëm i ndihmës ushtarake dhe një vizitë e Zelenskiy në Shtëpinë e Bardhë, ishin të kushtëzuara nga një hetim mbi familjen Biden.

Akuzat çuan në nisjen e procesit për fajësimin e presidentit nga Dhoma e Përfaqësuesve në dhjetor, duke i hapur rrugën gjyqit që po zhvillohet aktualisht në Senat.

Pompeo, është zyrtari më i lartë amerikan që viziton Ukrainën që prej fillimit të procesit të shkarkimit.

Vendi i Evropës Lindore mbështetet tek Shtetet e Bashkuara për ndihmë diplomatike dhe ushtarake në betejën e kundër luftëtarëve të mbështetur nga Rusia.

Presidenti Trump pezulloi gati 400 milion dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën menjëherë pas një bisede telefonike në korrik 2019 me presidentin ukrainas, gjatë së cilës Trump e shtyu atë të kryente një hetim mbi familjen Biden.

Kur u pyetën të premten nëse procesi për shkarkimin e presidentit Trump ka dëmtuar marrëdhëniet bilaterale, Zelenskiy tha: "E kundërta, kemi marrëdhënie shumë të mira mes vendeve tona, jo vetëm me fjalë."

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG