Lidhje

Shkup, debate mbi ligjin për prokurorinë publike


Shkup, debate mbi ligjin për prokurorinë publike
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:22 0:00

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut nuk po mund të kapërcejnë dot dallimet lidhur me Ligjin për Prokurorinë Publike. Lidhja Social Demokrate në pushtet synon që ligji të miratohet nga kjo përbërje e Parlamentit, para zgjedhjeve të pritshme të 12 prillit, ashtu siç parapëlqen edhe Bashkimi Evropian. Dy partitë më të mëdha maqedonase shkëmbejnë akuza se “secila dëshiron një ligj që do të amnistonte kriminelët brenda radhëve të partisë rivale”.

Shkup, debate mbi ligjin për prokurorinë publike
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:22 0:00

Partitë kryesore politike në Maqedoninë e Veriut nuk po mund të bien dakord lidhur me miratimin e Ligjit për Prokurorinë publike, që shikohet si një nga elementët kryesorë të reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian. Dy partitë më të mëdha maqedonase, VMRO-DPMNE dhe Lidhja Social Demokrate akuzojnë njëra tjetrën se duan ta përshtasin ligjin sipas interesave të tyre.

VMRO-DPMNE-ja e opozitës thotë se duhet që ligji të përfshijë vërejtjet e ekspertëve gjatë debatit publik të zhvilluar në parlament para pak ditësh; një ligj që do të sigurojë pavarësinë e Prokurorisë dhe një luftë të paanshme kundër kriminalitetit. VMRO-ja thekson se pushteti përmes ligjit dëshiron ta vërë në mbrojtje ish-Kryeministrin Zoran Zaev që ka bërë biznese, sipas saj, në dëm të institucioneve dhe të buxhetit të shtetit.

Nga ana tjetër, Lidhja Social Demokrate në pushtet thotë se VMRO-DPMNE-ja po vepron sipas urdhërave që i vijnë nga Budapesti, përkatësisht nga ish-kreu i saj dhe ish-Kryeministri i arratisur Nikolla Gruevski që është strehuar atje, duke synuar shfajësimin dhe amnistinë e zyrarëve që kanë kryer krime.

Antonio Milloshoski i VMRO-DPMNE-së thotë se Ministria e Drejtësisë e autorizuar për përgatitjen e propozim-ligjit, duhet t'i thërrasë ekspertët dhe në bazë të ekspertizës së tyre të përgatisë amendamente që do të mundësonin një konsensus të gjerë politik mbi ligjin e Prokurorisë.

Ndërsa Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska thotë se VMRO-DPMNE-ja nuk ka paraqitur propozim-amendamente të veta, por vetëm lexon vërejtje të ekspertëve. Ministrja kërkon nga partia e opozitare që të dorëzojë amendamentet e saj, ashtu siç kanë bërë edhe partitë tjera.

Ligjit i duhen dy të tretat e votave në parlament, teksa Lidhja Social Demokrate po përpiqet t'i sigurojë ato edhe pa VMRO-në.

Bashkimi Evropian, po ashtu dëshiron që ligji për Prokurorinë të miratohet para shpërndarjes së përbërjes aktuale të parlamentit. Kështu qe shprehur Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi gjatë vizitës së tij në Shkup.

Ndërkohë, Bashkimi Demokrarik për Integrim ka dorëzuar në parlament propozim-ligjin për vetingun me çka parashikon themelimin e një agjensie për kontrollin e funksionarëve shtetërorë e publikë, të politilkanëve, gjykatësve e prokurorëve. Por, propozimi i partisë shqiptare tash për tash nuk ka mbështetjen e partive më të mëdha maqedonase.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG