Lidhje

Koronavirusi, rritet numri i viktimave në mbi 300


Të dielën në Filipine u konfirmua rasti i parë i vdekjes si pasojë e koronavirusit që shënon edhe rastin e parë të vdekjes jashtë territorit kinez.

Një ditë më parë zyrtarët kinezë në provincën qendrore Hubei, bënë të ditur se të paktën 304 persona kanë vdekur dhe më shumë se 14,000 rezultojnë të infektuar nga koronavirusi. Australia, Japonia dhe Singapori kanë njoftuar kontrolle të rrepta ndaj të udhëtarëve të huaj, të cilët kanë qenë kohët e fundit në Kinë. SHBA njoftoi më herët kufizime të ngjashme dhe shpalli gjendjen e emergjencës shëndetësore. Masa të ngjashme ka njoftuar edhe Izraeli, Malajzia, Mongolia dhe Filipinet.

Tajvani gjithashtu njoftoi kufizime të fluturimeve të shtunën. Të shtunën, sekretari i Mbrojtjes Mark Esper miratoi një kërkesë të Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore për të ndihmuar në strehimin e 1 mijë personave që mund të kenë qenë të ekspozuar ndaj koronavirusit dhe që duhet të vendosen në karantinë pas mbërritjes në SHBA.

"Zyrtarët e Departamentit të Shëndetit kërkuan nga Departamenti i Mbrojtjes që të sigurojë disa lehtësira për të strehuar të paktën 250 vetë në dhoma individuale deri më 29 shkurt, 2020", thuhej në deklaratën e Pentagonit. Të gjithë personat duhet të mbahen për 14 ditë në karantinë, kohëzgjatja e periudhës së inkubacionit për virusin.

Në deklaratë thuhej se Departamenti i Mbrojtjes "do të sigurojë vetëm mbështetje për strehimin, ndërsa Departamenti i Shendetësisë do të jetë përgjegjës për të gjithë kujdesin, transportin dhe sigurinë e evakuuarve".

Nëse do të jetë e nevojshme do të përdoren katër objekte ushtarake, dy në Kaliforni, një në Kolorado dhe një në Teksas.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG