Lidhje

Zgjedhjet paraprake në Ajova, probleme me raportimin e rezultateve


Zgjedhjet paraprake të shtetit Ajova, prova e parë mes kandidatëve demokratë që synojnë të sfidojnë Presidentin Trump në zgjedhjet e nëntorit, ndeshi në probleme mbrëmë, ndërsa Partia Demokratike nuk ishte në gjendje të raportonte për rezultatet e votimit.

Zyrtarët e partisë thonë se vonesat janë shkaktuar nga një problem me sistemin elektronik të raportimit të shifrave nga qendrat e votimit dhe ata shpresojnë t’i nxjerrin rezultatet gjatë ditës së sotme. Zyrtarët janë duke krahasuar shifrat e raportuara në mënyrë elektronike me procesverbalet manuale.

Disa prej kandidatëve demokratë, pa humbur kohë, u nisën që herët të martën për në shtetin tjetër Nju Hampshër, shteti i radhës ku zhvillohen zgjedhjet paraprake.

Sido që të dalin rezultatet, difekti me numërimin e votave dhe çfarë e shkaktoi atë, pas muajsh të tërë fushate që kanë bërë kandidatët në këtë shtet she shumave të mëdha që kanë shpenzuar do të shihet si një dështim për degën e partisë për këtë shtet dhe do të ngrejë pikëpyetje rreth mënyrës si votohet në Iowa që mburret duke qënë shteti i parë që çel siparin e votimeve paraprake.

Mbi 100 mijë përkrahës të partisë demokratike morrën pjesë mbrëmë në 1680 qendra votimi në gjithë shtetin. Në listë ishin 11 kandidatë demokratë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG