Lidhje

Buttigieg fitues i zgjedhjeve paraprake në Ajova


Rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet presidenciale paraprake në Ajova brenda Partisë Demokrate nxjerrin fitues ish-kryetarin e bashkisë së qytetit South Bend, Pete Buttigieg, me 26.2%.

I dyti doli Senatori Bernie Sanders, me 26.1%, i cili kryeson ndërkohë në votën popullore.

Një sërë problemesh vonuan rezultatet e konkurimit të parë brenda partisë për zgjedhjet e 2020-s dhe krijuan pasiguri për saktësinë e tyre.

Dy fituesit kryesorë morën pothuajse të njëjtin numër delegatësh pas zgjedhjeve me grupe të zhvilluara të hënën, një traditë e hershme e zgjedhjeve paraprake në këtë shtet.

Senatorja Elizabeth Warner, u rendit e treta, ndërsa ish-nënpresidenti Joe Biden në vend të katërt. Zoti Biden e quajti këtë një grusht të rëndë për fushatën e tij, por tha se nuk do të largohej nga gara.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG