Eksperti shqiptar në SHBA flet për vaksinën kundër koronavirusit

Koronavirusi, Intervistë me ekspertin Arban Domi

No media source currently available

Koronavirusi, Intervistë me ekspertin Arban Domi

Eksperti virolog në SHBA, Arban Domi, i tha Zërit të Amerikës se zhvillimi i një vaksine kundër koronavirusit kërkon shumë muaj punë, por edhe pas kësaj duhet kohë deri sa vaksina të ketë hyrë në prodhim masiv. Dr. Domi, i cili është drejtor i Departamentit për Zhvillimin e Vaksinave në firmën bioteknologjike GeoVax, pranë qytetit Atlanta në shtetin amerikan të Xhorxhas, i tha me Skype Zërit të Amerikës se virusi i ri përhapet më shpejt se sa gripi, por edhe pse është një virus më pak i njohur, nuk ka vend për panik. Dr. Domi punon prej vitesh në fushën e virologjisë. Ai thotë se është detyra e punonjësve të shëndetit publik që të njohin simptomat e koronavirusit të ri për të sensibilizuar njerëzit.

XS
SM
MD
LG