Lidhje

NATO shqyrton zgjerimin e misionit të saj të trajnimit në Irak


NATO-ja po shqyrton mundësinë e zgjerimit të misionit të saj të trajnimit në Irak për të lehtësuar barrën e koalicionit të drejtuar nga SHBA kundër Shtetit Islamik.

NATO-ja dhe koalicioni kanë misione jo-luftarake trajnimi në Irak, të cilat synojnë të zhvillojnë forcat irakiane të sigurisë por aktualisht këto misione janë pezulluar nga shqetësimet për stabilitetin rajonal, pas vrasjes së koamadantit të lartë iranian Kasem Sulejmani në Bagdad më 3 janar nga një dron amerikan.

Pas vrasjes, Presidenti Donald Trump i bëri thirrje NATO-s të bëjë më shumë në Lindjen e Mesme, por pa specifikuar se për çfarë ishte fjala.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se duke filluar nga e mërkura, ministrat e mbrojtjes të NATO-s përfshirë kreun e Pentagonit Mark Esper do të diskutojnë alternativat për operacione jo-luftarake në Lindjen e Mesme gjatë një takimi dy-ditor në Bruksel.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG