Lidhje

Bernie Sanders, fitues në Nju Hempshër


Senatori i Vermontit, Bernie Sanders deklaroi fitoren në Nju Hempshër të martën, duke e ngritur atë në statusin e vendit të parë për emërimin presidencial të Partisë Demokrate. Në vendin e dytë ishte ish- kryebashkiaku i Sauth Bendit në Indiana, Pete Buttigieg i ndjekur nga senatorja e Minesotës Amy Klobuchar e cila i befasoi shumë me një paraqitje të fuqishme në vendin e tretë, duke rigjeneruar fushatën e saj.

Sanders Claims Victory in New Hampshire Primary
Sanders Claims Victory in New Hampshire Primary


Bernie Sanders mori mbështetje të fortë nga demokratët progresistë dhe votuesit e rinj duke u radhitur i pari në Nju Hempshër.

“Fushata jonë nuk ka të bëjë vetëm me mposhtjen e Trumpit. Bëhet fjalë për transformimin e këtij vendi. Bëhet fjalë për të pasur guxim për të konfrontuar Wall Street-in, kompanitë e sigurimeve, kompanitë e farmaceutikës, industrinë e karburanteve fosile dhe kompleksin industrial ushtarak”, tha senatori Sanders.

Pete Buttigieg
Pete Buttigieg


Ish kryebashkiaku Pete Buttigieg ishte menjëherë në vendin e dytë në Nju Hempshër pasi doli i pari në në Ajoua javën e kaluar.

Buttigieg u zotua të bashkojë demokratët.

"Na thuhet nga disa se duhet të jemi ose për revolucion ose për status quonë. Shumica e amerikanëve nuk e shohin veten në atë vizion të polarizuar. Dhe ne nuk mund ta mposhtim presidentin më përçarës në historinë moderne amerikane duke përjashtuar ata që nuk pajtohet me ne 100 përqind".

Ndoshta surpriza e mbrëmjes ishte përfundimi i fortë në vendin e tretë nga senatorja e Minesotës, Amy Klobuchar.

Klobuchar rigjeneroi fushatën e saj me një rritje të mbështetjes nga votuesit e moderuar dhe një paraqitje të fortë në debatin e së premtes së kaluar.

Election 2020 Amy Klobuchar
Election 2020 Amy Klobuchar


"Makthi më i madh i Donald Trump është se njerëzit në mes, njerëzit që janë ngopur me thirrjet e papërshtatshme dhe denigruese, kanë se për kë të votojnë në nëntor!"

Përfundimi në vendin e tretë nga Klobuchar erdhi në kurriz të senatores së Masaçusets Elizabeth Warren dhe ish-nënpresidentit Joe Biden.

Dalja në vendin e pestë e Bidenit ishte një goditje për shpresat e tij presidenciale, megjithëse ai u zotua të luftojë kur foli me përkrahësit në Karolinën e Jugut.

U.S. Election New Hampshire
U.S. Election New Hampshire


"Prandaj, kur të dëgjoni të gjithë këta ekspertë që flasin për garën, tregojuni. Nuk ka mbaruar akoma. Ne sapo kemi nisur! ”

Warren u zotua gjithashtu të vazhdojë garën.

"Fushata jonë është e pozicionuar më së miri për të mposhtur Donald Trump në nëntor, sepse ne mund të bashkojmë partinë tonë".

Shumë votues në Nju Hempshër thanë se po kërkonin kandidatin më të fortë për të mposhtur Presidentin Trump në nëntor.

Tina Olson mbështeti Bernie Sanders.

"Po, zgjodha me zemër. Unë besoj në kujdesin shëndetësor për të gjithë më shumë se gjithçka tjetër. Ne jemi i vetmi vend i zhvilluar që nuk e kemi atë".

Liz-Anne Platt votoi për Amy Klobuchar.

"Por të jem e sinqertë, kushdo që e merr kandidaturë, dua të them, kushdo që e merr nominimin, unë do të votoj për të".

Biznesmeni Andrew Yang dhe senatori i Kolorados Michael Bennet të dy pezulluan fushatat e tyre pas paraqitjeve të dobëta në Nju Hempshër.

Gara ende e ngarkuar e demokratëve kalon tani në Nevada dhe Karolinë e Jugut më vonë këtë muaj.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG