Lidhje

Italia përpiqet të ndalojë përhapjen e koronavirusit


Policia vazhdoi sot kontrollet në postblloqet përreth qyteteve italiane në karantinë, ndërsa autoritetet po përpiqen të frenojnë përhapjen e virusit COVID-19. Italia është bërë pika qendrore e virusit në Evropë ndërsa është shtuar frika e përhapjes përtej kufijve të vendit.

Italianët që udhëtojnë jashtë i kanë ndjerë efektet e masave shtrënguese, ndërsa një autobus që udhëtonte nga Milanoja u ndalua nga policia franceze në Lyon për kontrolle shëndetësore. Një aeroplan i kompanisë Alitalia u bllokua në aeroportin e Mauriciusit.

Komisioneri special i Italisë për koronavirusin, Angelo Borrelli flet për shtypin
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:56 0:00

Zyrtarë të mbrojtjes civile thonë se 219 njerëz kanë rezultuar të prekur me virusin ndërsa pesë kanë humbur jetën, përfshi dy të moshuar në Lombardi.

Zyrtarët ende nuk kanë identifikuar origjinën e përhapjes së virusit, i cili deri tani rezulton i përhapur në disa rajone duke detyruar Austrinë që të ndalë përkohësisht trafikun hekurudhor me Italinë.

Në Francë, qeveria u bëri thirrje të gjithë atyre që kanë vizituar Lombardinë apo Veneton, dy rajonet më të prekura në Itali, që të mbajnë maska në fytyrë, të kufizojnë aktivitetet e panevojshme dhe të masin temperaturën dy herë në ditë.

Në Lyon të Francës, agjencia kombëtare e shëndetit tha se zyrtarët po vlerësonin situatën e italianëve të bllokuar në një autobus italian të nisur nga Milanoja dhe të bllokuar në Torino. Ata nuk kanë dhënë detaje nëse dikush në autobus dyshohet për prekje nga virusi.

Vendet fqinje të Italisë, Sllovenia dhe Kroacia, që janë destinacione popullore për turistët italianë dhe që njihen për lëvizje të shpeshta të banorëve të tyre me vendet fqinje, kanë filluar të marrin masa. Kroacia njoftoi se do të monitoronte udhëtarët që hyjnë nga Italia.

Kryeministri i Rumanisë Ludovic Orban tha se kushdo që futej në vendin e tij nga rajonet ku ka njoftime për virusin do të vihet në karantinë për 14 ditë. Por, media lokale në Rumani njofton se pasagjerët që hynin në vend vetëm sa u kërkohej të mbushnin një pyetësor.

Sipas zyrtarëve shqiptarë, rreth 5 mijë pasagjerë që udhëtojnë me aeroplanë, anije apo nga toka po vëzhgohen, ndërsa vëmendja kryesore është tek pikat e kalimit kufitar të udhëtarëve që vijnë nga Italia.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG