Lidhje

Përmet, nis shqyrtimi i masës së arrestit për botuesin Henri Çili 


Në Gykatën e Përmetit nisi të dielën procesi gjyqësor për vlerësimin e masës së arrestit për botuesin e njohur Henri Çili dhe për 29 të arrestuar të tjerë në kuadër të operacionit policor "Mezhgorani".

Procesi po zhvillohet me dyer të mbyllura. Në fillim të procesit, gjyqtari Dritan Hasani, që po shqyrton çështjen, tha se kishte konflikt interesi në dhënien e vendimit për një nga të ndaluarit, Betim Shkupin, pasi kishin qenë shok në Universitet.

Betim Shkupi është administrator i "European Education Initiative Holding", që kontrollon 100% aksionet e Universitetit Europian të Tiranës dhe u ndalua dje nga policia. Pas një ndërprerje të procesit në mesditë, seanca është rikthyer me vlerësimin e 29 masave të sigurisë, ndërsa vendimi për Betim Shkupin do të jepet nga një tjetër gjyqtar.

Deri në orët e pasdites gjyqtari nuk kishte dhënë asnjë masë sigurie për shkak të numrit të lartë të personve të ndaluar dhe të volumit të madh të materialeve. Krahas numrit të madh të personave të ndaluar para gjykatës kishte sot dhjetëra familjarë të tyre dhe forca të shumta policore.

Henri Çili ra në rrjetën e drejtësisë, ndërsa Prokuroria e Përmetit kishte nisur hetimet për një episod transporti lëndësh narkotike nga Shqipëria në Greqi.

Mes rreth 36 personave të përfshirë deri tani në këtë hetim, në faza të ndryshme, falë përgjimeve, ishte dhe Gazmir Ajdini, vëllai i bashkëjetueses së Çilit, një person me precedentë të mëparshëm penal.

Henri Çili, është hetuar nën dyshimet se ka ndërhyrë për të siguruar favore në të paktën dy raste për të dënuar me burgim të përjetshëm, në këmbim të parave. Avokati Andi Duraj që ka marrë në mbrojtje botuesin tha për gazetarët se Henri Çili i mohon akuzat dhe se provat për këtë çështje do të paraqiten gjykatës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG