Lidhje

Të paktën 22 të vdekur nga një tornado në Tenesi


Një tornado e fuqishme goditi të martën në mëngjes qytetin juglindor amerikan Nashville, të shtetit Tenesi dhe zonat përreth, duke shkaktuar të paktën 22 vdekje dhe dëme të mëdha.

Tornadoja lëvizi me shpejtësi nëpër qendrën e qytetit e shoqëruar nga rrufe, duke rrënuar shumë ndërtesa. Zyrtarët e emergjencës thanë se u ishin përgjigjur të paktën 40 thirrjeve për shembje ndërtesash në të gjithë qytetin. Zyrtarët hapën me urgjencë disa strehimore për banorët e shtëpive të cilët u detyruan të largoheshin.

Tornadoja shkatërroi gjithashtu disa hangarë në një aeroport të vogël në perëndim të qytetit para se të lëvizte drejt qendrës. Të paktën dy nga vdekjet ndodhën në Nashville.

Vëzhguesit politikë thonë se tornadoja ka të ngjarë të ndikojë në votimet e sotme në Tenesi, i cili është një nga 14 shtetet e super të martës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG