Lidhje

Presidenti kinez shkon në Wuhan, epiqendra e koronavirusit


Presidenti kinez Xi Jinping vizitoi të martën qytetin Wuhan për herë të parë që kur ajo zonë u bë qendra e shpërthimit të koronavirusit që ka infektuar mbi 80 mijë vetë dhe ka shkaktuar vdekjen e 3,100 vetëve në Kinë. Vizita sinjalizon se situata po lehtësohet, duke me një prirjenë Kinë me jithnjë e më pak raste infektimi. Por virusi po përhapet më me shpejtësi në vende të tjera dhe Italia ka vendosur kufizime në gjithë vendin, duke vënë në karantinë të të 60 milionë banorëve të saj.

Presidenti Xi vizitoi punonjësit e mjekësisë dhe pacientët.Ai tha se megjithë suksesin në përpjekjet për të luftuar epideminë, nuk është ende koha për t’u qetësuar.Presidenti kinez foli me një pacient përmes komunikimit me video.

“Ajo që duhet të bëjmë është të forcojmë besimin, të forcojmë besimin së bashku. Me siguri do ta fitojmë betejën. Wuhan do të fitojë, Kina do të fitojë!”

Rreth 70 për qind e rasteve në Kinë janë shëruar. Kina kishte izoluar pjesë zona të gjera në përpjekje për të mos lejuar virusin të përhapej në grumbullime të mëdha dhe përmes udhëtarëve që shkonin në pjesë të tjera të vendit.

Italia po ndjek tani të njëjtën strategji, pasi është bërë një nga vendet me përhapjen më të madhe jashtë Kinës me mbi 9 mijë raste dhe mbi 460 të vdekur.

Pasi vendosi fillimisht kufizime për pjesën veriore të vendit, qeveria italiane tani e ka shtrirë kufizimin e udhëtimit në gjithë vendin me 60 milionë banorë.

Kryeministri Giuseppe Conte tha në një fjalim në televizion të hënën në mbrëmje se masat e karantinës mund të përmblidheshin nga fjalia “do të rri në shtëpi”.

“Është e nevojshme të ndalojmë të gjitha lëvizjet në gjithë territorin italian, përveç rasteve kur janë këto rrethana: Me arsye të verifikuara pune, raste të nevojshme dhe arsue shëndetësore. Do të shtojmë në dekret, ndalimin për takime përjashta në vende publike”, tha zoti Conte.

Italianët po marrin masa shtesë dhe po ndryshojnë rutinën e tyre.

“Kam një fëmijë dhe sigurisht nuk dua ta marr me vete në supermarket për të bërë Pazar. Shkoj vetëm dhe gjithmonë marr me vete dizinfektues”.

Sheshi i Shën Pjetrit në Vatikat ishte pothuajse i zbrazët. Në stacionin e trenit Termini, në Romë janë vendosur pika kontrolli.

Në Shtetet e Bashkuara, ku ka më shumë se 700 raste dhe 26 të vdekur nga virusi, disa zona ku virusi është përhapur, zyrtarët kanë ndaluar grumbullimet masive, ndërsa disa universitete të mëdha si Stanford, Universiteti i Uashingtonit dhe ai Shtetëror i Ohajos, po i mbajnë klasat në internet.

Nju Jorku ka numrin më të lartë të infektimeve me mbi 160 raste.

Në Kaliforni, anija turistike Grand Princess, ku ka 21 të prekur nga virusi, u ankorua në portin e qytetit Oakland. Disa nga pasagjerët do të transportohen në baza ushtarake në Kaliforni, Teksas dhe Xhorxha ku do të mbahen në karantinë.

“Pjesa më e vështirë ishte pritja. Dhe pastaj ndoshta fakti që do të duhet të jemi të izoluar për dy javë”, thotë një nga pasagjerët, Sean Boyle.

Katër anëtarë të Kongresit po vetëizolohen pasi kishin pasur kontakt në një konferencë të fundit politike me dikë që ka virusin. Shefi i ardhshëm i personelit i Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows mund të ketë pasur kontakt me të njëjtin person dhe po qendron në karantinë deri të mërkurën.

Presidenti Donald Trump, që foli në të njëjtën konferencë dhe kishte kontakte me disa njerëz që kishin pasur kontakt direkt me personin e infektuar, nuk ka bërë analizën për të parë nëse ka koronavirus.

Gjetiu në Evropë, nurmi i rasteve në Britani u rrit me 30 për qind dhe një person i gjashtë humbi jetën.

Në Iran, zyrtarët thanë të martën se koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e 54 personave të tjerë, duke e çuar numrin e të vdekurve në Republikën Islamike në 291.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të hënën se koronavirusi është pranë shndërrimit në një pandemi.

“Tani që virusi është i pranishëm në aq shumë vende, rreziku nga pandemia është bërë real”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai tha se me “veprime vendimtare, të hershme”, udhëheqësit e botës mund ta ngadalësojnë përparimin e sëmundjes dhe të parandalojnë infektimet.

Ndërkohë Gjermania, ka njoftuar për dy vdekjet e para nga koronavirusi dhe ka njoftua se është i pranishëm në të gjithë shtetet.

Në Spanjë shkollat u mbyllën për dy javë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG