Lidhje

OBSH e deklaron koronavirusin një pandemi


Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë thonë se përhapja e koronavirusit në mbi 100 vende, kualifikohet tani si një pandemi, një klasifikim që OBSH-ja e kishte shmangur deri tani.

Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreui OBSH-së, tha në një konferencë për shtyp se ky klasifikim nuk përdoret pa u menduar mirë. Por ai shtoi se:

“Duhet ta themi me forcë dhe shpesh. Të gjitha vendet kanë mundësinë të ndryshojnë drejtimin e kësaj pandemie".

Por tani ka prova se në gjashtë kontinentet ka një transmetim të vazhdueshëm të virusit, që deri tani ka infektuar mbi 118 mijë njerëz dhe ka shkaktuar vdekjen e rreth 4, 300 vetëve në 114 vende.

Virusi i njohur zyrtarisht si COVID-19, u shfaq fillimisht në Kinë ku zyrtarët e shëndetësisë njoftuan për 24 raste të reja të mërkurën.

Megjithëse kjo shifër shënon një rënie të vazhdueshme nga kulmi i epidemisë në Kinë, ku qeveria izolon qytetet për të frenuar përhapjen në komunitete, vendi përballet tani me një rritje rastesh që vijnë nga vende të tjera.

Pekini ka urdhëruar që gjithkush që mbërrin në Kinë, duhet të hyjë në karantinë për 14 ditë.

Italia po ndjek tani të njëjtën strategji si Kina, pasi është bërë një nga vendet me përhapjen më të madhe jashtë Kinës me mbi 10 mijë raste dhe mbi 630 të vdekur.

Pasi vendosi fillimisht kufizime për pjesën veriore të vendit, qeveria italiane tani e ka shtrirë kufizimin e udhëtimit në gjithë vendin me 60 milionë banorë. Njerëzit mund të lëvizin vetëm për arsye urgjente shëndetësore ose pune.

Zyrtarët në Shtetet e Bashkuara po shfaqin shqetësim në rritje, ndërsa numri i rasteve ka arritur në mbi 1 mijë.

Në shtetin e Uashingtonit, ka zona me raste koronavirusi dhe guvernatori pritet të njoftojë për një ndalim të grumbullimeve me më shumë se 250 people, ndërsa në shtetin e Nju Jorkut guvernatori ka vendosur që një zonë të izolohet përreth një komuniteti prej mbi 100 rastesh.

Shumë nga njerëzit që preken nga koronavirusi kanë simptoma të lehta ose të moderuara, por disa prej tyre, sidomos të moshuar dhe me probleme shëndetësore ekzistuese, janë në rrezik të sëmuren më rëndë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që njerëzit të lajnë duart, të mos prekin fytyrën, të mos u afrohen njerëzve që kolliten apo tështijnë dhe të qendrojnë në shtëpi nëse janë sëmurë.

Pas rekomandimeve për t’iu shmangur grumbullimeve me shumë njerëz, kanë sjellë si rezultat anulimin e shumë aktiviteteve në gjithë botën.

Papa Françesku drejtoi një meshë përmes videos nga brenda Vatikanit të mërkurën dhe përfaqësuesi i Vaktikanit në Timorin Lindor tha se Ati i Shenjtë nuk do të bënte një udhëtim të planifikuar atje pas disa muajsh.

Një lojë futbolli mes klubeve britanike të futbollit Mançester dhe Arsenal caktuar për të mërkurën u shty, pasi disa lojtarë të Arsenalit dhe anëtarë të stafit, kanë hyrë vetë në karantinë pas kontakteve e pronarin e një klubi tjetër që ka rezultuar pozitiv ndaj virusit.

Në Shtetet e Bashkuar, organizatorët e zhvendosën festivalin e muzikës Koaçela nga prilli në tetor. Dhe një debat të dielën mes kandidatëve presidencialë demokratë Joe Biden dhe Bernie Sanders do të mbahet pa pjesëmarrje.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG