Lidhje

Agjencitë e udhëtimit mundohen të ndihmojnë qytetarët


Agjencitë e udhëtimit përballë nevojave të pasagjerëve pas kufizimit të udhëtimeve Evropë-SHBA
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:34 0:00

Agjensitë e udhëtimit në Kosovë u përpoqën të përballonin kërkesat urgjente të enjten pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump se do të kufizohet udhëtimi i pasagjerëve nga 26 vende evropiane për në Shtetet e Bashkuara.

Megjithëse kufizimi nuk është për qytetarët amerikanë, dhe atyre u lejohet të udhëtojnë përsëri në Amerikë, disa, si për fat të keq, mund të përballen me vështirësi.

Bajrami, 76 vjeçar, kishte planifikuar të kthehej përsëri në Çikago më 10 Prill, në kohë për një vizitë mjekësore pesë ditë më vonë.

Me dy ndërhyrje në enët e gjakut dhe probleme të zemrës ai ka nevojë për konsulta të rregullta me një mjek çdo gjashtë muaj.

"Kam një kontroll me mjekur për zemrën, data ishte caktuar qysh më parë, kështu që nuk guxoj ta humbas", thotë Bajrami i bllokuar në Prishtinë.

Ai mund të blejë vetëm një biletë për në Shtetet e Bashkuara.

"Nuk ka asnjë biletë për t'u kthyer, aeroplanët janë plot", tha ai.

Vera Cina me agjensinë Eurosky të udhëtimeve thotë se situata është kaotike.

"Nuk ka kohë të mjaftueshme sepse ne duhet të rezervojmë të gjithë pasagjerët që janë në SHBA", tha ajo.

"E di se është një pandemi," tha Cina, duke shtuar, "është një njoftim në kohë shumë të shkurtër që prek një sasi të madhe të udhëtarëve."

Për shumicën e njerëzve, virusi shkakton vetëm simptoma të lehta ose të moderuara, të tilla si ethe dhe kollë.

Për disa, veçanërisht pë të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore ekzistuese, mund të shkaktojë sëmundje më të rëndë, përfshirë pneumoninë.

Shumica dërrmuese e njerëzve shërohen nga virusi i ri.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, njerëzit me prekje të lehtë shërohen në rreth dy javë, ndërsa atyre me sëmundje më të rëndë mund tu duhen tre deri në gjashtë javë për tu rikuperuar.

Në Kinën kontinentale, nga e cila buroi fillimisht virusi, më shumë se 80,000 njerëz janë diagnostikuar dhe më shumë se 58,000 janë shëruar deri më tani.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG