Lidhje

Itali: 368 vdekje të tjera, spitalet në krizë


Në Itali, vendi i goditur më rëndë në Evropë, gjatë 24 orëve të kaluara ka patur 368 vdekje të reja nga koronavirusi, një numër ditor më i madh se sa ai i regjistruar në Kinë në kulmin e shpërthimit, që goditi qytetin qendror të Wuhanit.

Sipas të dhënave zyrtare numri i të vdekurve nga virusi u rrit me 368 duke arritur në 1.809, ose më shumë se gjysma e të gjitha rasteve të regjistruara jashtë Kinës.

Vatikani ndërmori hapin drastik të anulimit të festimeve me rastin e Pashkëve planifikuar të fillonin më 5 prill, ndërsa vendi me 60 milionë banorë vazhdon të jetë në një krizë së cilës nuk i dihet fundi.

Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte i tha të përditshmes Corriere della Sera se shpërthimi i koronavirusit është rënduar, megjithëse guvernatori i Lombardisë, rajoni i goditur më rëndë, thotë se ka parë shenjat e para të një ngadalësimi.

Spanja dhe Franca, ku rastet e konfirmuara dhe vdekjet nga koronavirusi kanë filluar të rriten me një ritëm që është vetëm pak ditë prapa Italisë, vendosën bllokime të rrepta për lëvizjet në qytete gjatë fundjavës.

Ministrat e financave të BE-së po planifikojnë një reagim të koordinuar ekonomik ndaj koronavirusit, për të cilin Komisioni Evropian thotë se mund të zhysë Bashkimin Evropian në recesion.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG