Lidhje

Analistët flasin për vendimet e Rezervës Federale për të stimuluar ekonominë


Mesazhi i Kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell me njoftimin e një numri politikash monetare ishin të qarta: Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të mbajtur hapur rrjedhën e kredive në sistemin amerikan dhe global financiar. Rezerva Federale uli normën e interesit në afro zero të dielën, ulja e dytë në dy javë, që është pjesë e një veprimitjetër urgjentndërsa pandemia e koronavirusit po shtrëngon kontrollin mbi shoqëritë në botë, duke detyruar zbatimin e masave emergjente për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit, që po dëmtojnë ekonominë globale.

Rezerva Federale premtoi gjithashtu qindra miliarda dollarë për blerjen e aseteve, duke e ulur vlerën e dollarit kundrejtmonedhave të huaja.

"Ne me të vërtetë do të përdorim mjetet tona për të bërë atë që është e nevojshme,"tha Powell, duke shtuar se Rezerva Federale ka marrë masa të forta dhe mund të rrisë blerjen e bonove të thesari dhe të përdorë mjete të tjera për të mbështetur ekonominë.

Por veprimet e saj gjithashtu e sjellin vëmendjen tek kufizimet që politikat monetare kanë në përpjekjet për të shpëtuar ekonominë nga një krizë shëndetësore. Tregjet amerikane dhe botërore të aksioneve vazhduan rënien të hënën, një shënjë kundërshtimi ndaj masave të fundit dëshpëruese të Rezervës Federale,të cilat të paktën për momentin, duken të pamjaftueshme për të frenuar prirjen negative të ekonomisë.

Tregu i aksioneve amerikane pati një rënie të madhe duke detyruar pezullimin e përkoshëm automatik të shit-blerjes së aksioneve. Deri të premten, indeksi S&P 500kishte humbur 6,3 trilionë dollarëqë nga mesi i shkurtit, kur kishte arritur në pikën më të lartë. Rënia që pësoi tregu i aksioneve të hënën, do të shtojë edhe më tej humbjet e indeksit S&P 500. Për shumë ekspertë, Powell, një republikan me përvojënëindustrinë e kapitalit privat, por pa trajnim formalekonomik,i cili u bë kreu i bankës qendrore më të fuqishme në botë dy vite më parë, ka vepruar shpejt dhe me vendosmëri.

"Këto janë hapa të fuqishëm dhe të mëdhenj. Rezerva Federale po bën çfarëdo që është e nevojshme," tha Mark Sobel, një ish-zyrtar i lartë i Departamentit të Thesarit, tani president organizatës OMFIF me seli në Londër, duke evokuar një frazë të përdorur nga ish Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi i cili u zotua me famë në vitin 2012 për "të bërë çdo gjë që është e nevojshme,"një veprim për të cilin thuhet se shpëtoi euron.

Megjithatë, ka dyshime mbi atë nëse veprimet e zotit Powell mund të kenë të njëjtën fuqi për të qetësuar panikun në mesin e investitorëve që kanë frikë nga rrëshqitja në një recesion ekonomik amerikan dhe global, një fakt që edhe Powell e pranoi.

"Ne nuk kemi mjete për të ndihmuar individët dhe veçanërisht bizneset e vogla, biznesete tjera dhe njerëzit që kanë ngelur pa punë ...ne mendojmë se përgjigjet fiskale janë kritike, " tha Powell, i cili shtoi se nuk do të befasohej nëse do të kishte një tkurrje të aktivitetitekonomik në tremujorin e dytë.

Analistët thonë se administrata e Presidentit Trump deri më tani ka vepruar me një ritëm shumë më të ngadaltë se sa Rezerva Federale.

Të Shtunën, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një projekt-ligj që do të siguronte testime falas për koronavirusin, pushime mjekësore me pagesë, por kjo masë nuk është miratuar ende nga senati, ndërkohë që vazhdon përhapja e virusit.

Të hënën, udhëheqësit e Grupit të Shtatë vendeve më të industrializuara u zotuan të mobilizojnë një gamë të gjërëinstrumentesh për të trajtuar krizën, përfshirë masat monetare dhe fiskale.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG