Lidhje

Koronavirus, Rama: Brenda javës plani për garancinë financiare


I ndodhur nën presionin në rritje jo vetëm të biznesit, për ndërmarrjen dhe të masave që do minimizonin efektet e pandemisë së koronavirusit dhe në ekonominë shqiptare, kryeministri Edi Rama deklaroi mbrëmjen e së hënës në një mesazh video drejtuar qytetarëve se brenda javës “Pllanin e garancisë financiare”. Zoti Rama nuk dha detaje por la të kuptohet se qeveria do të mbështesë financiarisht ata që punojnë në sektorin privat, por që për shkak të situatës dhe masave shtrënguese të marra nga Qeveria, janë të detyruar të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre. “Ata që kanë një rrogë për të marrë në fund të marsit, në ato hallkat e ekonomisë të këputura përkohësisht, ne nuk do t’i lëmë në dorë të sipërmarrjes private. Në asnjë mënyrë. Sipërmarrjes nuk mund t’i delegohet mandati i solidaritetit shoqëror që zgjedhësit e këtij vendi, ja kanë dhënë qeverisë që unë drejtoj”, deklaroi kryeministri.

Zoti Rama theksoi, se pavarësisht gjendjes së krijuar, nuk do të ndërpritet as plani për rindërtimin pas tërmetit. “Kjo që në ka rënë është shumë herë më e tmershme se tërmeti që ra në nëntor, por atyre që ju ra çatia mbi kokë, nuk mund e nuk do t’u themi “Na falni, ju do prisni tani, se ne nuk e nisim dot rindërtimin e shtëpive tuaja se lekët që kishim për ju na i mori korona. Ne do të nisim rindërtimin e shtëpive, shkollave, spitaleve dhe qendrave shëndetësore, sapo korona të shporret nga shtëpia jonë e përbashkët dhe të gjithë të dalim në punë për Shqipërinë”, tha kryeministri duke njoftar se është hapur gara ndërkombëtare për ndërtimn e banesave individuale si për për 59 shkolla të reja dhe 12 konvikte, me një vlerë prej 16.6 miliard lekë, ose afro 160 milion dollarë.

Shqipëria mori një mbështetje të madhe financiare nga Konferenca e donatorëve në muajin korrik. Kryeministri Edi Rama njoftoi se në një bisedë telefonike që do të zhvillonte në mbrëmje me presidenten e Komisionit europian Ursula Von der Leyen “do t’i kërkoj, që përtej kësaj situate financiarisht të jashtëzakonshme për Bashkimin Europian, fondet që BE-ja premtoi në Konferencën e donatorëve nuk do të ndryshojnë destinacion, sepse plani ynë për rindërtimin, as nuk shtyhet, as nuk ndryshon”.

Një temë e dytë me Presidenten e Komisionit, siç njoftoi zoti Rama, do të ishte dhe mospërjashtimi i Balkanit Perëndimor, nga vendimi i Brukselit për të bllokuar eksportin e materialeve mjekësore jashtë kufijve të Bashkimit europian. “Nuk mund dhe nuk duhet në asnjë mënyrë, që BE të përjashtojë Ballkanin Perëndimor, nga aksesi tregtar për këto mallra që janë esenciale për shëndetin e popujve tanë. Pas bisedës, nëse do të nevojitet, ne si Qeveri e Shqipërisë, kemi përgatitur një nismë rajonale për ta adresuar, si 6 vendet e Ballkanit, një zëshëm, këtë nevojë, në drejtim të BE-së”, dekaroi kryeministri.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG