Lidhje

Maqedoni e Veriut: Shkon në 70 numri i të infektuarve me COVID - 19


Numri i të prekurve me koronavirus në Maqedonië e Veriut ka shkuar në 70. Në Shkup janë 34, ndërsa në Dibër 30 persona me COVID-19 si të tjerë në Ohër, Gostivar dhe Shtip.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi përmes rrjeteve sociale se 19 raste të reja kanë rezuluar pozitive në një laborator privat dhe ato u konfirmuan sot nga Instituti i Shëndetit Publik. Të gjithë pacientët janë në gjendje të qëndrueshme, përveç një gruaje nga Dibra, së cilës i është përkeqësuar gjendja dhe ajo po mbahet me aparate të frymëmarrjes. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se kanë bërë rreth 900 teste.

Ndërkohë, mbi katër mijë persona janë vendosur në vetëizolim dhe karantinë, ndërsa masat e imponuara nga auoritetet qeveritare nuk zbatohen në tërësi. Policia njofton se dhjetra personave të cilët ishin kthyer në vend nga shtete të konsideruara si vatra të krizës me COVID-19 do t’u shqiptohen masa për shkak të mosrespektimit të urdhërit për vetëizolim.

Në kuadër të masave për parandalimin e virusit, Qeveria e Maqedonisë së Veriut konferencat për media me të dhëna rreth COVID-19 prej sot i organizon ‘online’, pa praninë e gazetarëve, por duke transmetuar drejtpërdrejtë në internet dhe në rrjetet sociale.

Maqedonia e Veriut ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev tha në një konferencë për media se tash për tash nuk ka nevojë për angazhimin e përbrjes rezervë të policisë për shkak se ekziston shtabi i përbashkët operativ me ushtrinë e vendit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG