Lidhje

Dyqanet në shërbim të moshuarve gjatë krizës së COVID-19


Në Shtetet e Bashkuara një numër dyqanesh në rritje po ofrojnë një orar të caktuar për të moshuarit me synimin për të ulur ekspozimin e tyre ndaj koronavirusit.

Rrjeti i dyqaneve “Zanotto's Family Markets” në zonën e San Hozesë (San Jose) në Kaliforni, u bë ndër të parat dyqane amerikane të hënën me 16 mars, që vendosi të shërbente vetëm për moshat 60 vjeçare e lart, nga ora 8-9 të mëngjesit. Fred Zanotto është pronari i rrjetit të dyqaneve.

“Po përpiqemi të sigurohemi që të moshuarit të kenë një zonë të sigurtë ku mund të bëjnë pazarin, sepse nga paniku njerëzit kanë filluar të dynden për të blerë. Orën e parë të ditës e kemi rezervuar vetëm për të moshuarit. Përpiqemi që para se ata të vijnë, dyqanet të jenë të pastruara mirë. Të moshuarit rrezikohen nga virusi dhe po përpiqemi të bëjmë të gjithçka kemi në dorë. ”

Firmat e tjera, Safeway, Whole Foods, Target, Albertson's dhe Dollar General janë mes rrjeteve të dyqaneve që po caktojnë orare të veçanta për të shërbyer vetëm ndaj të moshuarve.

Shkencëtarët thonë se ndërsa të gjithë njerëzit mund të infektohen me virusin COVID-19, të moshuarit janë shtresa më e rrezikuar që mund të humbasin jetën.

Georgia Lee shkoi herët në mëngjes për të bërë pazarin në dyqanin Zanotto, pas një eksperience të keqe disa ditë më parë.

“Njerëzit po blejnë gjithçka. Nuk ka mbetur gjë në raftet e dyqanit. Mendova se zgjedhja për të blerë këtu ishte më e mirë se sa tek dyqanet e zakonshme. Desha të bleja ca mish dhe zarzavate dhe i gjeta këtu, kishte plot.”

Mike Rivard, i daiganostikuar me kancer në gjak që dëmton sistemin imunItar, erdhi në dyqan në orarin e caktuar për të moshuarit, por gjeti më shumë blerës se sa kishte menduar.

“Për mua është problematike luftimi i infektimit. Po mundohesha të menjanoja sa më shumë mikrobe që të jetë e mundur.”

Për shumicën e njerëzve, virusi i ri shkakton simptoma të buta ose të mesme, si temperaturë dhe kollitje. Ndërsa për të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundje të tjera, pasojat e virusit mund të jenë shumë të rënda, përfshi pneumoninë. Pjesa dërmuese e njerëzve e tejkalojnë virusin. Sipas Organiatës Botërore të Shëndetësisë, njerëzit me

simptoma të mesme e marrin veten brenda dy javëve, ndërsa ata që kanë simptoma më të rënda, rikuperohen brenda tre deri gjashtë javësh.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG