Lidhje

A mund të jetë humbja e nuhatjes, simptomë e COVID-19?


A visitor smells a Sir Paul Smith climbing rose at the Chelsea Flower Show in London, May 21, 2013.
A visitor smells a Sir Paul Smith climbing rose at the Chelsea Flower Show in London, May 21, 2013.

Sipas një studimi të ri në Britani, një humbje e ndjesisë së nuhatjes mund të jetë një simptomë që tregon se një pacient mbart koronavirusin e ri.

ENT UK, një grup mjekësh otolaringologë në Britani, publikoi një studim me numër të kufizuar pacietësh që tregon se anosmia, humbja e nuhatjes, mund të vërehet ndonjëherë tek pacientët që mbajnë COVID-19, edhe nëse nuk shfaqin simptoma të tjera.

"Dëshmitë nga Koreja e Jugut, Kina dhe Italia sugjerojnë se një numër i konsiderueshëm i pacientëve me COVID-19 kanë zhvilluar anosminë / hiposminë," thuhet në studimin e përbashkët nga ENT UK dhe Shoqëria Rinologjike e Britanisë.

"Në Korenë e Jugut, ku testimi ka qenë më i përhapur, 30% e pacientëve që janë testuar pozitivë kanë pasur anosminë si simptomën e tyre kryesore në rastet e buta," thuhet më tej në studim.

Akademia Amerikane e Otolaringologjisë e mori në konsideratë studimin dhe ka propozuar që anosmia dhe humbja shoqëruese e shijes të shtohen në listën e simptomave që shfaqin të prekurit nga COVID-19.

"Dëshmitë po grumbullohen me shpejtësi nga vende të ndryshme në të gjithë botën se anosmia dhe disgeuzia janë simptoma domethënëse të shoqëruara me pandeminë COVID-19," shkruan Akademia në faqen e saj të internetit.

Aktualisht në Shtetet e Bashkuara, pacientët që duan të testohen për COVID-19 duhet të kenë qenë në kontakt me një bartës të njohur të virusit, si dhe të shfaqin simptoma që përfshijnë ethe dhe kollë të thatë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG