Lidhje

Shqipëri, shkon në 12 numri i viktimave me COVID 19


Në Shqipëri një tjetër person i prekur nga COVID 19 humbi jetën mbrëmjen e së hënës, duke shënuar rastin e dytë brenda ditës. Numri i viktimave në vend ka shkuar në 12, nga të cilët 7 vetëm në katër ditët e fundit.

MInistria e Shëndetësisë njoftoi se “ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv pacientja 82-vjeçare L. M., nga Tirana. E moshuara po trajtohej prej 5 ditësh në spitalin infektiv, ndërsa në dy ditët e fundit gjendja e saj, u rëndua së tepërmi dhe pavarësisht përpjekjes së stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë”. Sipas ministrisë “82-vjeçarja që vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese: Astma Bronkiale, Hipertension, Podagra (sëmundje reumatismale)”.

Ndërsa 79-vjeçari nga Tirana, i cili humbi jetën në mëngjes, ishte prej 18 ditësh i shtruar në spitalin infektiv. “I moshuari ishte përmirësuar ditët e fundit por ndërroi jetë nga një infarkt kardiak”, shpjeguan autoritetet.

Shqipëri, humb jetën pacienti i 11-të me koronavirusin
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:06 0:00


Në Shqipëri një tjetër person i prekur nga COVID 19 humbi jetën mbrëmjen e së hënës, duke shënuar rastin e dytë brenda ditës. Numri i viktimave në vend ka shkuar në 12, nga të cilët 7 vetëm në katër ditët e fundit.

MInistria e Shëndetësisë njoftoi se “ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv pacientja 82-vjeçare L. M., nga Tirana. E moshuara po trajtohej prej 5 ditësh në spitalin infektiv, ndërsa në dy ditët e fundit gjendja e saj, u rëndua së tepërmi dhe pavarësisht përpjekjes së stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë”. Sipas ministrisë “82-vjeçarja që vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese: Astma Bronkiale, Hipertension, Podagra (sëmundje reumatismale)”.

Ndërsa 79-vjeçari nga Tirana, i cili humbi jetën në mëngjes, ishte prej 18 ditësh i shtruar në spitalin infektiv. “I moshuari ishte përmirësuar ditët e fundit por ndërroi jetë nga një infarkt kardiak”, shpjeguan autoritetet.

Në 24 orët e fundit u konfirmuan edhe 11 persona të tjerë të prekur, të cilët u zbuluan nga 90 teste të reja. Në total, numri i të infektuarve u ngjit në 223 raste. Deri më tani, afro 15 përqind e personave që kanë rezultuar pozitiv ndaj Covid 19 janë pjesë e personelit mjekësor në disa spitale të vendit. Autoritetet bënë të ditur të hënë, se janë 32 mjekë dhe infermier të prekur, nga të cilët 8 prej tyre janë deklaruar tanimë të shëruar, por ata do të duhet të vijojnë me vetkarantinimin për një periudhë 14 ditore. Mes mjekëve të infektuar është Drejtori i Urgjencës kombëtare Skënder Brataj si dhe Drejtoresha e Operatorit të shërbimit të kujdesit shëndetësor, Mirela Cami, e cila ndodhet në vetëizolim.

Drejtuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha se qytetet më të prekura janë Tirana, me 124 raste, ose 60 përqind të totalit, e pasuar nga Fieri me 23 raste dhe Durrësi e Korça me nga 14 raste secila. Në total janë 16 qytetet ku janë rregjistruar raste të personave me COVID 19. "Për rastet e zbuluara, po kryhet hetimi epidemiologjik dhe po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit” - tha zonja Fico.

Në Spitalin infektiv , deri në mesditë, ishin 74 pacientë të shtruar nga të cilët 7 në terapi intensive (4 janë të intubuar). Spitali “Shefqet Ndroqi” është spitali i dytë COVID-19, i cila deri më tani ka vetëm një pacient të shtruar. Zyrtarët njoftuan për 4 persona të shëruar në 24 orët e fundit dhe gjithsej janë 44 persona të cilët kanë rezultuar negativë, në të dy testet radhazi të kontrollit.

Forcat e rendit dhe ushtrisë vazhdojnë të ndëshkojnë shoferë dhe këmbësorë, që kanë shkelur urdhërin e ndalim qarkullimit. Policia ka bllokuar disa dhjetëra automjete dhe u ka hequr patentat shoferëve, ndërsa disa dhjetëra këmbësorë I dënuar me gjoba nga 100 deri në 200 dollarë, të cilët qarkullonin pa arsye të ngutshme në rrugë, lulishte e parqe, pasi shkelën urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në zona të gjelbra, në zona urbane dhe mjedise publike të hapura.

Duke filluar nga kjo e hënë, nuk do të lejohet më asnjë këmbësor të dalë për shtëtije, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, përveç emergjencave mjekësore dhe atyre që shkojnë në punë. Janë duke u ndëshkuar edhe ato njësi tregtare që nuk mbyllin dyert në oraret e përcaktuara.

Banorët kaluan fundjavën e dytë plotësisht e mbyllur për mbi 40 orë, kur policia ndaloi të gjitha format e qarkullimit në mjedise të hapura dhe nga ky fillim jave qytetarët duhet të marrin leje online për të dalë nga banesa, duke treguar shkaqet dhe adresat e lëvizjeve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG