Lidhje

COVID-19, Greqia shtyn 5 muaj lejet e emigrantëve që u përfundon afati


Qeveria greke vendosi të shtyjë me 5 muaj lejet e qëndrimit dhe vërtetimet e dorëzimit të kërkesës për ripërtëritjen tyre për të gjithë emigrantët e huaj, pjesa dërrmuese e të cilëve janë nga Shqipëria.

Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare lejet e qëndrimit që skaduan nga 11 shkurti deri në 11 mars dhe ato që skadojnë nga 12 Marsi deri më 12 Maj ripërtërihen automatikisht deri më 12 tetor. Po kështu deri më 12 tetor ripërtërihen automatikisht vërtetimet për aplikimin për karta të reja që skadonin nga shkurti deri në maj.

Ndërkohë Ministria greke e Migracionit dhe Azilit ka pezulluar shërbimet për migrantët e huaj nga Drejtoritë e të Huajve dhe Emigracionit. Sipas një Qarkoreje të lëshuar me të filluar rastete para me koronavirus në Greqi pezullimi përfshin një periudhë 30 ditore duke filluar nga e enjtja e 12 Marsit deri të Premten e 10 Prillit.

Qarkorja prek emigrantët shqiptarë që përbëjnë pjesën dërrmuese të të huajve në Greqi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG