Lidhje

Shkencëtarët kinezë zbulojnë "anti-trupa efektivë" kundër COVID-19


COrona virus

Një ekip shkencëtarësh kinezë ka izoluar një grup anti-trupash që thotë se janë “tepër të efektshëm” për të bllokuar aftësinë e koronavirusit për të penetruar qelizat e njeriut. Shkencëtarët thonë se ky mekanizëm mund të ofrojë shpresa për të kuruar dhe parandaluar COVID-19.

Zhang Linqi dhe ekipi i tij në Pekin thonë se një ilaç që përmban anti-trupat në fjalë mund të jetë më i efektshëm se sa trajtimet e tjera, si për shembull përdorimi i plazmës me anti-trupat e personave që janë shëruar, pasi përdorimi i plazmës është i kufizuar në bazë të grupit të gjakut.

"Rëndësia e anti-trupave është provuar në mjekësi prej dekadash. Ato përdoren për të kuruar kancerin, apo çrregullime auto-imune si dhe sëmundje ngjitëse. Prandaj kemi shpresa se anti-trupat që kemi zbuluar mund të jenë shumë të efektshëm për pacientët me koronavirus si për mjekimin ashtu edhe për parandalimin e infeksionit,” thotë Dr. Zhang Linqi.

Ekipi shkencor filloi të analizonte anti-trupat që në janar, duke mbledhur mostra gjaku nga pacientë me COVID-19. Ky ekip po punon për t’i kombinuar anti-trupat e zbuluar me anti-trupa të tjerë për të ulur rrezikun e mungesës së efikasitetit nëse koronavirusi shfaq mutacione.

Anti-trupat nuk janë të krahasueshme me rolin e vaksinës, por mund t’u jepen personave në rrezik me qëllim që të mbrohen nga infeksioni. Nëse studimet rezultojnë pozitive, anti-trupat mund të prodhohen në masë për prova me kafshët dhe më pas me njerëz.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG