Lidhje

Shqipëri, 16 raste të reja me koronavirus, tjetër vdekje


Numri i rasteve të reja, në 24 orët e fundit shënoi një rënie, krahasuar me rritjen e ndjeshme që u rregjistrua tre ditë më parë. Zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli njoftoipër 16 të persona që kanë rezultuar pozitiv ndaj COVID 19-ës, duke e çuar në 377 totalin e të prekurve.

Shqipëri, 16 raste të reja me koronavirus, tjetër vdekje
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:51 0:00

Harta e të prekurve në 24 orët e fundit është zgjeruar në Tiranë, Durrës, Fier, Has, Berat dhe Shkodër, ku sërish janë rregjistruar 6 raste të reja. Në katër ditët e fundit në qytetin e Shkodrës janë rregjistruar 35 raste, ndërsa një grua e moshuar humbi jetën mbrëmjen e së shtunës.

Të hënën pasdite, u shënua një tjetër vdekje, në spitalin Infektiv, por sipas ministrisë së Shëndetësisë, pacienti 90-vjeçar “ka humbur jetën, si pasojë e tromboembolisë pulmonare. 90-vjeçari ishte i prekur edhe nga COVID19 dhe vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (tromboemboli pulmonare, diabet mellitus, hipertension). Ai ndodhej i shtruar prej 5 ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rëndë shëndetësore”. Në tre ditët e fundit, janë rregjistruar 5 raste vdekjesh, duke e çuar në 22 numrin e viktimave me koronavirus.

Autoritetet në vend, kanë shprehur shqetësim për përhapjen e shpejtë të rasteve me koronavirus në Shkodër, të cilat sipas zvëndësministres së Shëndetësisë, nuk kanë të bëjnë me mangësi në gjurmimin apo izolimin e rasteve. “Rasti i Shkodrës, është një rast tipik që tregon se sa mirë ka funksionuar hetimi epidemiologjik. Sepse menjëherë sapo ato raste u konstatuan, u panë të gjithë personat e tjerë që kishin lidhje me këtë familje dhe u zbuluan dhe rastet që ishin pa simpotoma. Nga ana tjetër rasti i Shkodrës tregon se sa i rëndësishëm është distancimi social”, tha zonja Rakacolli.

Një apel për situatën në Shkodër pati sot dhe kryeministri Edi Rama: “Ju lutem shumë, bëni kujdes maksimal dhe respektoni maksimalisht rregullat, sepse mos respektimi i rregullave dhe shpërfillja e disa masave elementare që gjithkush nga ne duhet të marrë, e ka kthyer Shkodrën në një bombë të kurdisur me sahat

Në qytetin verior, sot ka nisur marrja e masave të reja për disiplinimin e tregjeve, për të siguruar që frekuetimi i tyre të mos shoqërohet me mbipopullim.

Të njejta masa dhe në Tiranë ku në hyrje të tregut në zonën e Kombinatit, ku dhe të shtunën u vu re një dyndje e pakontrolluar, janë vendosur dhe pajisje për dezinfektim dhe nuk lejohen persona që nuk kanë maska mbrojtëse.

Duke komentuar situatën e krijuar nga koronavirusi, kryeministri Edi Rama tha: “Pa entuziazëm, sepse në këtë luftë nuk ka vend për entuziazëm, por me bindje dhe me një optimizëm inkurajues duhet nënvizuar që ecuria është goxha pozitive

Tirana mbetet epiqendra e epidemisë, me raste që shtohen çdo ditë, duke arritur në 177 persona të prekur. Në vend të dytë tanimë është Shkodra me 44 raste, e pasuar nga Durrësi me 38 raste dhe Fieri me 26 raste.

Në të dy spitalet e Tiranës ku trajtohen pacientet me COVID 19, rezultojnë të shtruar deri mesditën e së hënës 73 persona, nga të cilët 2 janë në gjendje të rëndë (të intubuar) ndërsa 9 të tjerë në terapi intensive.

Mbi 10 përqind e të prekurve, ose afro 40 raste janë mjekë, infermierë apo perosnle shëndetësor, nga të cilat siç njoftoi sot zonja Rakacolli, gjysma janë të shëruar. Në total personat e prekur, të cilët kanë rezultuar më pas pozitiv janë 116, një shifër që përfaqëson 30 përqind të totalit të rasteve me koronavirus.

Kryeministri paralajmëroi lehtësimin gradual të masava shtrënguese duke saktësuar se megjithatë, ato nuk do të nisin përpara se të shihet në territor gjatë kësaj jave respektimi i masave aktuale, paralelisht me kurbën e epidemisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG