Lidhje

SHBA, 225 milionë dollarë shtesë ndihmë të huaj për COVID-19


Shtetet e Bashkuara po japin 225 milionë dollarë shtesë ndihmë shëndetësore, humanitare dhe ekonomike për të mbështetur përpjekjet botërore për të luftuar koronavirusin.

“Falë bujarisë së pakrahasueshme të popullit amerikan dhe përpjekjeve të qeverisë amerikane, Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar të udhëheqin përgjigjen e shëndetit publik dhe humanitare ndaj pandemisë”, thotë Sekretari i Shtetit Mike Pompeo në një deklaratë për shtyp.

Zoti Pompeo thotë se shuma e fundit pason 274 milionë dollarë ndihmë që qeveria amerikane kishte akorduar më parë për COVID-19.

Ndihma amerikane për COVID-19 është përqendruar tek ulja e transmetimit të virusit përmes diagnostikimit, parandalimit dhe kontrollit të infeksioneve në objektet shëndetësore, përgatitja dhe përmirësimi i sistemeve shëndetësore dhe laboratorëve, trajnimi i punonjësve të shëndetësisë mes të tjerash, në një përpjekje për t’iu përgjigjur shpërthimeve të tjera epidemike, për të zbutur pasojat për amerikanët jashtë vendit dhe për t’i mbrojtur më mirë amerikanët brenda vendit nga përhapja e mëtejshme jashtë kufijve.

Sekretari Pompeo thekson se Shtetet e Bashkuara janë në gjendje të japing ndihmë të rëndësishme për partnerët, pa privuar popullin amerikan nga paisje kritike.

“Ne do t’i mbajmë të gjitha paisjet kritike mjekësore në Shtetet e Bashkuara, deri kur të plotësohen nevojat brenda vendit”, thotë zoti Pompeo.

Sekretari Pompeo thotë se Shtetet e Bashkuara janë udhëheqës të padiskutueshëm përsa i takon ndihmës shëndetësore dhe humanitare në botë, duke përmendur 140 miliardë dollarë ndihma për shëndetësinë në botë në 20 vitet e fundit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG