Lidhje

6.6 milion të papunë në SHBA, Rezerva Federale ndërhyn me planin stimulues


FILE - In this Tuesday, March 3, 2020 file photo, Federal Reserve Chair Jerome Powell pauses during a news conference to discuss an announcement from the Federal Open Market Committee, in Washington. In a series of sweeping steps, the U.S. Federal…
FILE - In this Tuesday, March 3, 2020 file photo, Federal Reserve Chair Jerome Powell pauses during a news conference to discuss an announcement from the Federal Open Market Committee, in Washington. In a series of sweeping steps, the U.S. Federal…

Në SHBA, numri i të vdekurve me koronavirus e kapërceu shifrën 15 mijë të enjten, ndërsa numri i të prekurve është afro 364 mijë, ndërkohë që vendi është në javën kur sipas ekspertëve epidemia pritet të arrijë pikun e saj. Ndërkohë, po bëhen gjithnjë e më të qarta pasojat e koronavirusit për ekonominë.

Numri i amerikanëve që kërkuan pagesë papunësie javën e kaluar ishte 6,6 milion, një shifër rekord, ndërkohë që masat për frenimin e sëmundjes e kanë paralizuar ndjeshëm aktivitetin ekonomik.

President Donald Trump ka thënë në mënyrë të përsëritur se dëshiron ta hapë ekonominë e vendit sa më shpejt që të jetë e mundur, por ekspertët e shëndetit publik paralajmërojnë se kjo do të kërkojë kohë, siç po e tregon edhe Kina, ku virusi duket se e ka humbur fuqinë e mëparshme.

Ndërkohë, kreu i Rezervës Federale Jerome Powell shpalli një seri programesh të enjten që tha se do të japin 2.3 trilion dollarë kredi, duke zgjeruar operacionet e Rezervës Federale për të ndihmuar bizneset e vogla dhe të mesme në qytetet dhe shtetet amerikane.

Banka qendrore amerikane gjithashtu dha më shumë hollësi në lidhje me ndërhyrjet e saj në treg, duke përfshirë planet për të blerë bono të korporatave si në nivel investimesh, ashtu edhe të bonove me interes të lartë.

Sipas parashikimeve të përshkruara për herë të parë, huatë do të orientohen drejt bizneseve me deri në 10,000 të punësuar dhe më pak se 2.5 miliard dollarë të ardhura për vitin 2019. Pagesat kryesore dhe ato të interesit do të shtyhen për një vit.

Kreu i Rezervës Federale Jerome Powell tha të enjten se reagimi ekonomik pas mbylljes së shkaktuar nga koronavirusi "mund të jetë i fortë" pavarësisht rënies së mprehtë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG