Lidhje

Trump, zgjerim kompetencash në betejën ndaj koronavirusit 


President Donald Trump speaks about the coronavirus in the James Brady Press Briefing Room of the White House, April 8, 2020, in Washington.

Në pak javë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump mori kompetenca të jashtëzakonshme në një kohë të krizës kombëtare.

Në luftën kundër COVID-19, Trump ka deklaruar një emergjencë kombëtare që i ka mundësuar atij që të dislokojë anije spitalore ushtarake në Nju Jork dhe Los Anxheles, t’i detyrojë prodhuesit e makinave që të prodhojnë respiratorë dhe të zbusë rregulloret e vaksinimit dhe trajtimit të sëmundjeve.

Këto dhe hapa të tjerë janë përshëndetur dhe cilësuar si masa kritike të shëndetit publik, por ato kanë ardhur me një kosto për liritë civile dhe qeverisjen demokratike.

Pas vitesh zhgënjimi rreth pamundësisë për bllokimin e emigracionit të paligjshëm nga Meksika dhe Amerika Qendrore, administrata e Presidentit Trumpka tani fuqinë për të arrestuar dhe dëbuar menjëherë emigrantë pa dokumente bazuar në nevojën për të mbrojtur shëndetin publik.

Dhe në një sinjal se administrata e tij mund të shpenzojë triliona dollarë ashtu siç e sheh të nevojshme në përgjigje të krizës së koronavirusit me mbikëqyrje të zvogëluar nga Kongresi apo organizatave të tjera që ndjekin aktivitetin e qeverisë, Trump ka filluar një sulm ndaj një numri inspektorësh të përgjithshëm federalë për të dobësuar ndikimin dhe mandatin e tyre hetimor.

WASHINGTON, DC - MARCH 27: (L-R) Treasury Secretary Steven Mnuchin, Senate Majority Leader Mitch McConnell (R-KY), House Minority Leader Kevin McCarthy (R-CA), Vice President Mike Pence and Rep. Kevin Brady (R-TX) applaud U.S. President Donald Trump…
WASHINGTON, DC - MARCH 27: (L-R) Treasury Secretary Steven Mnuchin, Senate Majority Leader Mitch McConnell (R-KY), House Minority Leader Kevin McCarthy (R-CA), Vice President Mike Pence and Rep. Kevin Brady (R-TX) applaud U.S. President Donald Trump…

Kimberly Wehle, profesore e drejtësisë në Universitetin Amerikan në Uashington, thotë se shkarkimet e fundit nga Presidenti Trump të dy inspektorëve të përgjithshëm duket se janë një përpjekje për "konsolidimin e pushtetit" gjatë një emergjence kombëtare.

"Ky është një sulm serioz ndaj sundimit të ligjit dhe një qeverie të përgjegjshme," thotë Wehle. "Inspektorët e Përgjithshëm ekzistojnë për të mbrojtur publikun nga mashtrimet, shpërdorimet e fondeve dhe abuzimet me pushtetin."

Studiuesit konservatorë të Kushtetutës thonë se Presidenti Trump ka shmangur me kujdes shfrytëzimin e ndonjë autoriteti kushtetues të qenësishëm në përballjen me pandeminë.

Saikrishna Prakash, profesor i të drejtës kushtetuese në Universitetin e Virxhinias, thotë se Presidenti Trump ka zgjedhur "një konceptim shumë tradicional" të pushtetit ekzekutiv, duke u mbështetur kryesisht në fuqitë që i janë dhënë atij nga Kongresi.

"Ai nuk po përpiqet të shfrytëzojë dhe sforcojë, me sa e kuptoj unë, Kushtetutën për ta përdorur si referencë për një mori autoritetesh që ajo i jep atij," thotë Prakash.

Megjithatë, veprimet e administratës së Presidentit Trump janë të zbehta në krahasim me masat e ashpra të ndërmarrë nga disa qeveri të vendeve të tjerat të botës.

Hungarian Prime Minister Viktor Orban, right, chats with his deputy Zsolt Semjen during a plenary session of the Parliament in Budapest, Hungary, Budapest, Hungary, Monday, March 30, 2020. (Zoltan Mathe/MTI via AP)
Hungarian Prime Minister Viktor Orban, right, chats with his deputy Zsolt Semjen during a plenary session of the Parliament in Budapest, Hungary, Budapest, Hungary, Monday, March 30, 2020. (Zoltan Mathe/MTI via AP)

Në Hungari, që konsiderohet një demokraci evropiane, kryeministri tani sundon me dekret, falë një akti ttë Parlamentit të miratuar së fundmi në emër të luftimit të virusit vdekjeprurës.

Në Britani, qeverisë i është dhënë pushteti që të mbyllë kufijtë dhe të ndalojë njerëzit që dyshohen se janë të infektuar me Covid-19.

Ndërsa Presidenti Trump deri tani i ka rezistuar thirrjeve për të vendosur masa të jashtëzakonshme në nivel kombëtar dhe masa të tjera ekstreme, ai ka aktivizuar pothuajse çdo mjet urgjence të siguruar nga Kongresi. Mes tyre edhe Aktin Kombëtar të Emergjencave të vitit 1976, i cili i lejon presidentin të shpallë një emergjencë kombëtare dhe të përdorë 136 ligje shtesë për ta zbatuar atë.

Ndërsa këto veprime, së bashku me masat e marra nga shtetet, përbëjnë një zgjerim të madh të pushtetit ekzekutiv dhe kanë ngritur shqetësime për liritë civile, ato nuk kanë ndeshur në ndonjë rezistencë.

Gjatë një kohe lufte ose rreziku kombëtar, amerikanët tradicionalisht kanë mbështetur presidentin e tyre dhe i kanë lejuar atij të përdorë kompetenca të jashtëzakonshme, siç bëri Presidenti Abraham Lincoln kur pezulloi ligjin habeas corpus (e drejta e një gjykimi të drejtë)gjatë Luftës Civile, dhe Presidenti Franklin D. Roosevelt kur dërgoi japonezo-amerikanët në kampe internimi gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Megjithatë, disa kritikë paralajmërojnë se presidenti po përdor këtë moment krize për të zgjeruar kompetencat e tij dhe për të avancuar politikat të debatueshme.

"COVID-19 është një kërcënim i madh për shëndetin publik, por nuk duhet të jetë një kërcënim i madh për liritë civile ose qeverinë demokratike," thotë Nick Robinson, një studiues në Qendrën Ndërkombëtare të Ligjit për Organizatat Jofitimprurëse, i cili merret me studimin e shkeljes së lirivie civile në të gjithë botën.

Frika se kompetencat e reja mund të mbeten në fuqi pas përfundimit të krizës nuk janë të pabaza.

Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, administrata e Presidentit George W. Bush mori përsipër kompetenca gjithëpërfshirëse të përgjimit dhe kompetenca të tjera të sigurisë kombëtare. U desh që Kongresi dhe gjykatat të punojnë më shumë se një dekadë për t'i lehtësuar ato.

Digital signs signal closed at an international bridge checkpoint at the U.S-Mexico border that joins Ciudad Juarez and El Paso, Saturday, March 21, 2020. Mexico and the U.S. are restricting travel over their busy shared border as they try to…
Digital signs signal closed at an international bridge checkpoint at the U.S-Mexico border that joins Ciudad Juarez and El Paso, Saturday, March 21, 2020. Mexico and the U.S. are restricting travel over their busy shared border as they try to…

Imigracioni

Në asnjë fushë tjetër nuk është parë më qartë dhe më direkt efekti i kompetencave të supozuara të emergjencës të përdorura nga administrata se sa në fushën e imigracionit.

Muajin e kaluar, administrata kufizoi të gjithë trafikun jo-thelbësor në kufirin me Meksikën dhe atë me Kanadanë në emër të sigurisë së shëndetit publik.

"Zyrtarët kryesorë të kujdesit shëndetësor të vendit tonë janë jashtëzakonisht të shqetësuar për pasojat e rënda mbi shëndetin publik të lëvizjes masive të pakontrolluar ndërkufitare," tha Trump.

Ndërsa Kongresi hodhi poshtë një propozim të administratës për t'i dhënë fund mbrojtjeve për azilkërkuesit, administrata gjeti një mënyrë tjetër për të kufizuar kërkesat për azil, një përcaktim nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve që emigrantët e paautorizuar paraqesin një "kërcënim për shëndetin publik".

CDC
CDC

Ky vendim i ka mundësuar administratës të braktisë një politikë të gjatë për të mos i kthyer azilkërkuesit në vendet ku ata mund të përballen me përndjekje, thotë Sarah Pierce nga Instituti i Politikave të Migracionit.

Tani, praktikisht të gjithë emigrantët e Amerikës Qendrore të kapur në kufirin e Shteteve të Bashkuara shpejt "dëbohen" nga vendi pa takuar një zyrtar të imigracionit, ndërsa vazhdon të rritet numri i fëmijëve të pashoqëruar të cilët kthehen. Në të kaluarën, ata u janë dorëzuar një anëtari të familjes ose një familjeje kujdestare.

Pierce thotë se kufizimet kufitare të lidhura me COVID-19 do të jetë e vështirë të hiqen edhe pas mbarimit të krizës.

"Administrata ka punuar për një kohë të gjatë për këtë," tha Pierce. "Unë nuk pres që ata të heqin dorë me dëshirë nga kufizimet."

John Malcolm nga Fondacioni Konservator i Trashëgimisë hodhi poshtë idenë se veprimet e Presidentit Trump janë të motivuara politikisht.

"Mendoj se nuk ka asnjë dyshim që Presidenti dhe çdo guvernator po përpiqen të reagojnë ndaj një situate shumë të vështirë," tha ai.

Kompetenca e burgosjes pa afat

Gjatë bisedimeve të muajit të kaluar që i paraprinë miratimit të një pakete stimuluese prej 2.2 trilionë dollarësh për krizën e koronavirusit, Departamenti i Drejtësisë i kërkoi Kongresit kompetenca emergjente që alarmuan shumë aktivistë të të drejtave të njeriut.

FILE - In this March 16, 2011, file photo, a security fence surrounds inmate housing on the Rikers Island correctional facility in New York. New York City lawmakers are considering a plan to close the notorious Rikers Island jail complex and replace it…
FILE - In this March 16, 2011, file photo, a security fence surrounds inmate housing on the Rikers Island correctional facility in New York. New York City lawmakers are considering a plan to close the notorious Rikers Island jail complex and replace it…

Një propozim do t'i lejonte gjykatësit që të ndalonin procedurat gjyqësore gjatë një emergjence. Një tjetër propozim kërkonte që Byroja e Burgjeve të mbante njërëz në paraburgim për një kohë të pacaktuar gjatë kohës së emergjencës.

Robinson tha se ajo që e bëri masën e propozuar për mbajtjen e të ndaluarve "të rrezikshme" ishte përdorimi i saj i mundshëm në të ardhmen.

"Kjo është ekstreme. Është e rrezikshme dhe e panevojshme," tha ai.

Një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë tha se masa e propozuar ishte pjesë e "projekt-sugjerimeve" të bëra në përgjigje të një kërkese të kongresit dhe se "nuk i jep kompetenca të reja degës ekzekutive."

Sfidimi i Inspektorëve të Përgjithshëm

Një kritik i organeve llogaridhënëse të qeverisë, Trump ka përdorur krizën për të ushtruar autoritetin mbi inspektorët e përgjithshëm të pavarur të emëruar për të siguruar transparencën e qeverisë.

Muajin e kaluar, Presidenti Trump u zotua se administrata e tij nuk do të përfillte një rregullore të rëndësishme të transparencës për paketën stimuluese të koronavirusit prej 2.2 trilionë dollarësh që ai nënshkroi në ligj.

"Unë nuk e kuptoj këtë, dhe administrata ime nuk do të merret me këtë dispozitë, pasi kjo lejon [inspektorin e ri të koronavirusit] të lëshojë raporte në Kongres pa mbikëqyrjen presidenciale të kërkuar nga Klauzola e Kujdesit," thuhet në dokumentin e nënshkruar nga Presidenti Trump.

Klauzola e Kujdesit e Kushtetutës amerikane thotë që Presidenti "do të kujdeset që ligjet të ekzekutohen me besnikëri".

Pastaj brenda katër ditëve, Trump pushoi nga puna dy inspektorë të përgjithshëm dhe kritikoi publikisht një tjetër.

FILE - In this Oct. 4, 2019, file photo, Michael Atkinson, the inspector general of the intelligence community, arrives at the Capitol in Washington for closed-door questioning about a whistleblower complaint that triggered President Donald Trump's…
FILE - In this Oct. 4, 2019, file photo, Michael Atkinson, the inspector general of the intelligence community, arrives at the Capitol in Washington for closed-door questioning about a whistleblower complaint that triggered President Donald Trump's…

Rasti i parë ishte ai i Michael Atkinsonit, Inspektorit të Përgjithshëm të agjencive të inteligjencës i cili njoftoi Kongresin për një ankesë të një informatori që çoi në ngritjen e akuzave për shkarkimin për shkarkim të Presidentit Trump nga Kongresi vitin e kaluar. Presidenti Trump e pushoi atë nga puna javën e kaluar.

Këtë javë, Presdenti Trump mënjanoi zotin Glenn Fine, Inspektorin e Përgjithshëm në detyrë të Pentagonit, i cili mori detyrën e re të kryesimit të një komisioni të ri për pandeminë e koronavirusit.

Presidenti Trump kritikoi dy herë Inspektorin e Përgjithshëm të Departamentit të Shëndetësisë mbi një raport që zbuloi vonesat e testimit dhe mungesat në spitale. Ai e quajti raportin një "dosje të rreme" dhe vuri në dyshim paanshmërinë e Inspektorit të Përgjithshëm.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG