Lidhje

Imzot Massafra: Të lutemi për të sëmurët e ngushëllojmë familjet e viktimave


Mesazhi për Pashkët i arqipeshkvit të Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra
please wait

No media source currently available

0:00 0:00:44 0:00

Në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve pak orë para meshës tradicionale të Pashkëve, e cila për shkak të pandemisë do të mbahet në katedrale pa praninë e besimtarëve, Arqipeshkvi i Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra u shpreh se Pashkët sjellin shpresë edhe në këto kohë të vështira. Imzot Massafra u kërkoi besimtareve të luten për ata që janë në vijë e parë të frontit e të dhurojnë dashuri për të afërmit e tyre.

“Nuk mund të mos jemi mirënjohës për të gjithë ata që në forma të ndryshme dhe me mundësi të​ kufizuara, kanë qenë dhe janë në tejkalim të kësaj pandemie. Ne jemi afër shpirtërisht me lutjen tonë tek të sëmurët dhe familjet e tyre si dhe shprehim ngushëllime për viktimat. Duke dhuruar atë që është e mirë dhe e drejtë​, duke respektuar rregullat që janë për të mirën dhe shëndetin tonë dhe të të tjerëve, duke i bërë thirrje aftësisë tonë krijuese për të jetuar mirë dhe në marrëdhëniet tona, sidomos tani që jemi të detyruar të që​ndrojmë 24 orë me njëri-tjetrin në shtëpi”, tha imzot Angelo Massafra​

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG