Lidhje

Trump: Presidenti amerikan ka autoritet total për rihapjen


Presidenti Donald Trump ka folur disa herë për dëmin që po i shkaktojnë ekonomisë masat e distancimit social. Javën e kaluar presidenti hodhi idenë e rihapjes së vendit në maj. Guvernatorët e shteteve të goditura më rëndë ndërkohë kanë filluar diskutime për masa në nivel shtetëror për të menaxhuar ekonominë në kushtet e një rreziku ende prezent. Deklaratat e fundit kanë vënë përballë njëri-tjetrit autoritetin federal dhe atë shtetëror:

Trump: Presidenti i SHBA ka autoritet total për rihapjen e ekonomisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:10 0:00

Presidenti Donald Trump tha dje se ai gëzonte autoritetin për ta rihapur ekonominë amerikane, e cila pësoi një pezullim në masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

"Ai që është president i Shteteve të Bashkuara ka autoritet total. Ashtu është,” tha presidenti.

Ky koment u pasua nga pyete të tjera nga salla, ku gazetarët kërkuan shpjegime mbi termin “autoritet total”.

"Ta shpjegoj unë, është shumë e thjeshtë: presidenti i Shteteve të Bashkuara ka autoritet për të bërë ato që duhet të bëjë, ka autoritet shumë të fuqishëm. Presidenti merr vendime. Nëse nuk do t’i kishim ndihmuar e mbështetur ne shtetet, ky vend do të kishte pasur problem të papara. Ne i mbështetëm”.

Nga ana e tyre, guvernatorët e nëntë shteteve në brigjet lindore dhe perëndimore të vend po diskutojnë me njëri-tjetrin plane për të rihapur ekonominë pa marrë udhëzime apo parapëlqimin e qeverisë federale.

Andrew Cuomo, Guvernatori i Nju Jorkut, shteti i goditur më rendë në vend, foli dje për koordinimin e rihapjes me shtetet fqinje, duke shtuar se masat për izolim social nuk u murën në nivel kombëtar dhe se më parë presidenti e kishte përsëritur disa herë se vendime të tilla u takojnë guvernatorëve.

Duket se Presidenti Trump ka ndërruar tonin:

"Ata duan ta hapin ekonominë, ata do të duhet ta rihapin, të gjithë këto shtete. Ka disa shtete, nuk do t’i përmend këtu sot, por këto shtete nuk kanë të njëjtin problem si Nju Jorku apo Luiziana apo Miçigani ose shtete të tjera. Por të gjitha shtetet duan ta rihapin ekonominë, por në mënyrë që nuk rrezikojnë,” tha presidenti. N

Në komentet për shtyp dje në Shtëpinë e Bardhë, presidenti nënvizoi uljen e ritmeve të vdekshmërisë nga sëmundja, falë masave të distancimit social. Ekspertët e shëndetit publik shprehen se kjo javë do të shënojë kapërcimin e pikut të epidemisë, por paralajmërojnë se nëse hiqen pa kontroll masat e distancimit social, përhapja e pakontrolluar e infeksionit do të rikthehet.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG