Lidhje

SHBA, mbi 33 mijë të vdekur nga Covid-19

Të premten në Shtetet e Bashkuara numri i të prekurve me COVID-19 e ka kaluar shifrën prej 670 mijë personash ndërsa 33 mijë të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e virusit.

Të premten media shtetërore kineze njoftoi se rreth 1.300 persona që kanë vdekur nga koronavirusi në qytetin kinez të Wuhanit, ose gjysma e totalit të raportuar, nuk janë llogaritur në numrin e përgjithshëm të vdekjeve për shkak të gabimeve në llogaritje. Pekini hodhi poshtë pretendimet se pas kësaj fshiheshin arsye për të mbuluar numrin e vërtetë të viktimave.

Wuhani, qyteti ku shpërtheu për herë të parë virusi në fund të vitit të kaluar, i shtoi 1.290 viktima të tjera shifrës prej 2,579 personash të vdekur si pasojë e virusit të llogaritur deri ditën e enjte. Një grup pune i ngritur nga qeveria lokale, ngarkuar me kontrollin e situatës njoftoi si arsye për këtë, raportimin e gabuar vonesat apo lënien jashtë. Duke reflektuar vdekjet shtesë në Wuhan, Kina rishikoi numrin e saj kombëtar të vdekjeve gjatë ditës së premte që u rrit në 4,632.

Rishikimi i shifrave pason spekulime të përhapura në shkallë të gjerë se numri i të vdekurve në Wuhan ishte dukshëm më i lartë se sa ishte raportuar. Zërat për më shumë viktimave u nxitën për javë të tëra nga fotot e radhëve të gjata të familjarëve në pritje për të mbledhur hirin e të afërmve të tyre si dhe njoftimet për mijëra vazo mbushura me hirin e të tjerë viktimave grumbulluar në një shtëpi funerali. Dyshimet se Kina nuk ka qenë transparente lidhur me shpërthimin janë rritur ditët e fundit ndërsa numri i vdekjeve vazhdon të rritet në shumë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Presidentin Donald Trump u shpreh të mërkurën skeptik për shifrën e vdekjeve të deklaruar më parë nga Kina prej rreth 3,000 vetësh.

Ministria kineze e Punëve të Jashtme Kinës tha sot se rishikimi i shifrës së vdekjeve si pasojë e koronavirusit ishte një çështje me përgjegjësi historike dhe publike, duke hedhur poshtë pretendimet se kishte patur ndonjë përpjekje për të mbuluar të vërtetën.

This item is part of
XS
SM
MD
LG