Lidhje

Nisma e LSDM-së për rimbledhjen e parlamentit të shpërndarë


Në Maqedoninë e Veriut, Lidhja Social Demokrate ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për mbledhjen e parlamentit të shpërndarë, për të përligjur vendimet që merren nga institucionet e tjera mbi gjendjen e jashtëzakonshme në kohën e koronavirusit. Por, analistët vlerësojnë se kjo nuk është e domosdoshme dhe as kushtetuta nuk i sqaron mirë rrethana të tilla. Kjo parti nuk e ka për këtë mbështetjen e VMRO-së së opozitës as të Bashkimit Demokratik për Integrim në koalicionin qeveritar.

Nisma e LSDM-së për rimbledhjen e parlamentit të shpërndarë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:39 0:00

Lidhja Social Demokrate synon të rimbledh parlamentin e shpërndarë për miratimin e vendimit të presidentit të vendit Stevo Pendarovski për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme për tridhjetë dtë të tjera dhe për seanca të tjera sipas nevojës, një precedencë kjo sipas njohësve të çështjeve juridike. Nga ana tjetër, personi i vetëm që mund ta thërrasë parlamentin tashmë të shpërbërë është kryetari i tij Talat Xhaferi, i cili deri tash ka ngurruar ta bëjë këtë.

Profesori i Fakultetit Juridik në Universitetin e Tetovës, Mersim Maksuti thotë se Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut nuk i parashikon qartë rrethanat e rikonvokimit të parlamentit kur ai është i shpërndarë, por kjo nuk do të thotë se juridikisht nuk ka bazë që parlamenti të rimblidhet, thekson eksperti.

“Me vetë faktin se mandati i deputetëve zgjat deri në verifikimin e mandatit të deputetëve të rinjë të përbërjes së parlamentit të ardhshëm dhe deri në atë moment deputetët (e parlamentit te shpërndarë) kanë mandate dhe duke u nisur nga kjo situatë juridikisht parlamenti mund të rimblidhet dhe këtë të drejtë e ka kryetari i Parlamentit dhe asnjë institucion tjetër. Me që kushtetuta nuk e rregullon me dispozitat e saj se a mund të rimblidhet parlamenti nëse shpërndahet dhe nuk është mirë të krijojmë një precedencë që për pak e për shumë ta rikonvokojmë parlametin”, thotë zoti Maksuti.

Zoti Maksuti përmend një precedencë të ketë ndodhur pas pavarësimit të Maqedonisë së Veriut me rimbledhjen e parlametit, ndërsa thotë se pa pasur një gjendje të domosdoshme, siç do të ishte një krizë apo ngërç i thellë politik, nga e cila do të mund të dilej vetëm me rimbledhjen e parlamentit nuk ka nevojë të rimblidhet parlamenti tashmë i shpërndarë.

“Në rastin konkret, edhepse kemi krizë por ajo është shëndetësore dhe institucionet përkatëse, qeveria është në gjendje të përballet me situatën e pandemisë. Nëse rimblidhet parlamenti, cili do të jetë funksioniiI tij kushtetutës? Në gjendje lufte dhe gjendje të jashtëzakonshme bartnen kompetencat e parlamentit tek qeveria dhe qeveria ushtron funksionin legjilativ të parlamentit”, thotë zoti Maksuti.

Komentet e disa partive politike se parlamenti duhet të kontrollojë punën e qeverisë, profesori Maksuti i quan të pabaza, teksa sugjeron që vendi duhet të shkojë në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare si mënyra më e mirë për t’i dhënë fund paqartësive aktuale politike.

Lidhja Social Demokrate e ka mbështetjen e partive shqiptare Aleanca, Besa, PDSH dhe të grupit të deputetëve të shkëputur nga VMRO-DPMNE-ja e opozitës, ndërsa Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon të ketë një konsensus të gjerë për mbledhjen e sërishme të parlamentit. VMRO-DPMNE-ja është kundër.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG