Lidhje

SHBA, rritje e madhe e deficitit buxhetor si pasojë e pandemisë


Të premten, agjencia federale e pavarur që siguron informacione buxhetore dhe ekonomike për Kongresin njoftoi se vështirësitë ekonomike të shkaktuara nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë përgjatë vitit të ardhshëm, ndërsa pandemia po dëmton rëndë shëndetin financiar të shumë vendeve në mbarë botën.

Sipas raportit të kësaj agjencie, deficiti buxhetor i SHBA-së do të rritet nga 1 trilion në 3.7 trilionë dollarë këtë vit dhe shtoi se niveli i papunësisë do të rritet nga 3.5 për qind në muajin shkurt, në 16 për qind në shtator.

Parashikohet që papunësia të bjerë pas kësaj periudhe, por do të vazhdojë të mbetet një tregues dyshifror deri në vitin 2021. Raporti ushtron presion mbi qeverinë amerikane ndërsa përpiqet të balancojë shqetësimet e krijuara tek deficiti federal në rritje, me miratimin e paketave stimuluese të destinuara për të luftuar efektet ekonomike të shpërthimit. Të premten, Presidenti Donald Trump firmosi një paketë lehtësuese prej 484 miliardë dollarësh që zgjeron mbështetjen në kredi për biznesin e vogël si dhe do të ndihmojë spitalet të zgjerojnë testimin për COVID-19. Paratë janë pjesë e më shumë prej rreth 3 trilionë dollarësh që qeveria amerikane ka shpenzuar për të rritur ekonominë.

Të shtunën numri i të prekurve nga koronavirusi në SHBA është rritur në mbi 900 mijë vetë, ndërsa ai i të vdekurve mbi 51 mijë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG