Lidhje

SHBA: Bizneset fillojnë të rihapen, pavarësisht nga këshillat e ekspertëve


Shumë amerikanë u janë rikthyer plazheve edhe pse numri i të konfirmuarve me koronavirus në vend ka shënuar shifrën rekord prej 940 mijë ndërsa ai i të vdekurve 54 mijë.

Në shtetet Georgia, Oklahoma dhe disa të tjerë sallonet e flokëve dhe biznese të tjera po qëndrojnë të hapura, ndërkohë që pjesë të ndryshme të vendit po provojnë të rihapin ekonominë pas një muaji mbylljeje.

Këto hapa ndërmerren në kundërshtim me thirrjet e shumë ekspertëve të shëndetit publik, të cilët thonë se shtimi i ndërveprimimit njerëzor mund të sjellë një valë të re rastesh me COVID-19.

Ndërkohë, banorët e Nju Jorkut do të jenë në gjendje ta bëjnë testin e koronavirusit nëpër farmaci. Guvernatori Andrew Cuomo tha se 5,000 farmaci do të lejohen të kryejnë testet, synimi është të kryhen 40,000 teste në ditë.

Përveç kësaj, punonjësit e kujdesit shëndetësor të vijës së parë në katër spitale të qytetit të Nju Jorkut do të bëjnë testimin e antitrupave për virusin.

Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëroi të shtunën se nuk ka "asnjë provë" se pacientët e shëruar nga COVID-19 që kanë antitrupa janë të imunizuar ndaj një infeksioni të dytë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG