Lidhje

Mali i Zi, vdes personi i 7-të nga koronavirusi


Autoritetet shëndetësore të Malit të Zi njoftuan se një 83 vjeçar, të dielën humbi jetën duke e çuar në 7 numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga koronavirusi. Pacienti që vdiq, prej 23 marsit ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe vuante nga disa sëmundje tjera.

Sipas të dhënave zyrtare, të dielën nuk është shënuar asnjë rast i ri me COVID-19, ndërkohë që në Mal të Zi janë të infektuar 321 persona, prej të cilëve 2 janë në gjendje të rëndë, kurse 153 persona janë shëruar.

Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi njoftoi se nga e hëna përdorimi i maskave mbrojtëse do të jetë i detyrueshëm në ambientet e mbyllura. Ndërkohë qeveria dhe Trupi Kombëtar Koordinues për sëmundjet infektive paralajmëruan që gradualisht dhe me vendosmëri, të krijojë kushtet për çlirimin e potencialit qytetarë, sipërmarrës dhe krijues. Nga 4 maji do të rifillojnë punën shitoret artizanale, sallonet kozmetike, libraritë, serviset e ndryshme, klinikat dentalë, muzetë dhe galeritë.

Nëse faza e dytë do të kalojë me sukses, Trupi Koordinues, vuri në dukje se me 18 maj do të fillojë faza e tretë ku parashikohet hapja e restoranteve, kafeneve, hoteleve, plazheve dhe qendrave tregtare dhe faza e katërt që parashikon hapjen e trafikut të brendshëm, do të zbatohet me 1 qershor.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG