Lidhje

SHBA, çmimi i mishit pritet të rritet për shkak të koronavirusit


Mishi nuk do të zhduket nga supermarketet për shkak të shpërthimit të koronavirusit midis punëtorëve në thertoret amerikane. Por ndërsa qendrat e përpunimit të mishit po përpiqen t’i mbajnë dyert të hapura, konsumatorët mund të përballen me më pak alternativa dhe çmime pak më të larta.

Drejtuesit e industrisë e pranojnë se zinxhiri ushqimor amerikan rrallë herë është ngarkuar kaq shumë dhe se askush nuk është i sigurt për të ardhmen, madje edhe ndërsa ata po përpiqen të zbusin shqetësimet për mungesa mishi.

Të dielën, gjigandi i përpunimit të mishit Tyson Foods shfaqi një reklamë në një faqe të plotë të gazetës New York Times dhe gazeta të tjera, ku përshkruhej vështirësia e prodhimit të mishit duke mbrojtur shëndetin e më shumë se 100,000 punëtorëve dhe duke mbyllur disa qendra prodhimi.

"Kjo nënkupton një gjë, zinxhiri i furnizimit me ushqim është i pambrojtur," thuhet në deklaratë. "Ndërsa qendrat e përpunimit të mishit të derrit, viçit dhe pulave po detyrohen të mbyllen, madje edhe për periudha të shkurtra kohe, miliona kilogramë mish do të zhduken nga zinxhiri i furnizimit."

Zëdhënësi i kompanisë, Gary Mickelson tha se familja Tyson mendonte se ishte e rëndësishme që të shpjegohej perspektiva e tyre.

"Letra inkurajon udhëheqësit e qeverisë që të bashkohen për të trajtuar sfidat e zinxhirit të furnizimit me ushqim," tha Mickelson. "Ne po ndërmarrim një qasje proaktive për të balancuar sigurinë dhe prodhimin duke lëvizur në mënyrë agresive me testimet dhe mbylljet e qendrave të prodhimit kur është e nevojshme."

Qindra punëtorë të fabrikave të përpunimit të mishit janë infektuar me Covid-19, duke çuar në mbylljen e disa prej qendrave më të mëdha të përpunimit të mishit dhe duke ulur prodhimtarinë në shumë të tjera. Ndërsa niveli i prodhimit të mishit të viçit dhe shpendëve është ulur, qendrat e përpunimit të mishit të derrit në pjesën qëndrore të Shteteve të Bashkuara janë goditur veçanërisht fort. Përhapja e koronavirusit ka vazhduar megjithë përpjekjet e kompanive të prodhimit të mishit për të mbajtur punëtorët në shtëpi me pagesë në rastet kur ata sëmuren.

15 qendrat më të mëdha të paketimit të mishit të derrit përbëjnë 60 për qind të prodhimit të mishit të derrit në vend, kështu që kur madje edhe vetëm njëra nga ato qendra mbyllet për disa ditë ose javë, pasojat janë të mëdha për të gjithë industrinë. Kjo u bë e qartë pas mbylljes së dy prej qendrave më të mëdha të përpunimit të mishit të derrit në vend. Kompania Tyson ka pezulluar operacionet në fabrikën e saj në Uaterlu të Ajovës. Dhe Smithfield Foods ndaloi prodhimin në fabrikën e saj në Sioux Falls të Dakotës së Jugut. Secila nga këto dy therrtore mund të përpunojë afërsisht 20 mijë derra në ditë. Disa therrtore janë rihapur, disa ditë pas dezinfektimit të tyre.

Employees and family members protest outside a Smithfield Foods processing plant in Sioux Falls, South Dakota, April 9, 2020, demanding stronger protective measures against the coronavirus.
Employees and family members protest outside a Smithfield Foods processing plant in Sioux Falls, South Dakota, April 9, 2020, demanding stronger protective measures against the coronavirus.

Mbyllja ose pezullimi i prodhimit në këto therrtore ka bërë që kapaciteti i përpunimit të mishit të derrit të nivel vendi të bie me rreth 25 për qind që nga java e kaluar, tha ekonomisti Steve Meyer nga organizata Kerns and Associates në Ejms të Ajovës.

Në shkallë vendi, megjithëse rënia e nivelit të furnizimit me mish pritet të çojë në rritjen e çmimit të mishit për konsumatorët, rritja pritet të jetë e vogël. Departamenti amerikan i Bujqësisë tha në fund të javës së kaluar se pret që çmimi i mishit të viçit të rritet me 1 deri në 2 për qind këtë vit, ai i pulës 1.5 për qind dhe mishi i derrit 2 deri në 3 për qind.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG