Lidhje

SHBA: Mungesë e mishit në treg ndërsa fermerët humbasin fitimet


Zakonisht, prodhuesit e mallrave të kërkesës së lartë shohin rritjen e të ardhurave. Por fermerët amerikanë të derrave po përpiqen të mbijetojnë edhe pse shumë njerëz kërkojnë të gjejnë mishin e tyre të preferuar të derrit. Siç na njeh korrespondenti i Zërit të Amerikës Kane Farabaugh, pandemia e COVID-19 ka krijuar probleme për prodhuesit amerikanë të mishit, duke shkaktuar dëme si për konsumatorët ashtu edhe për industrinë në fjalë. Kjo situatë ka bërë që Presidenti Trump të urdhërojë ndërhyrjen e qeverisë federale tej kjo industri.

SHBA: Mungesë e mishit në treg ndërsa fermerët humbasin fitimet
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:13 0:00

Në një kohë kur mes amerikanëve po shtohet shqetësimi lidhur me kosoton dhe disponueshmërinë e mishit nëpër dyqane, prodhuesi i mishit të derrit në Illinoi, Brian Duncan është i shqetësuar rreth mbijetesës së fermës së tij në atë që e quan “cunam ekonomik”.

“Tregu ka rënë në humnerë gjatë dy javëve të fundit. Çmimi i derrave në fermën tonë ka rënë 50 përqind.”

Zoti Duncan foli me Skype për Zërin e Amerikës. Ai thotë se po humbet para për çdo derr që tregton.

“Çdo derr që tregtohet i shkakton fermës humbje pre 60-70 dollarë. Kurrë nuk kam parë një situatë kaq të rëndë.”

Rënia e çmimit ka ardhur si rezultat i rënies së kërkesës si nga brenda ashtu edhe nga jashtë, kurse kufizimet nga pandemia kanë mbyllur restorante dhe sherbime të ushqimit të shpejtë. Ndërsa kërkesa e konsumatorit për mish derri është e lartë, kërkesa komerciale është zvogëluar.

Një tjetër faktor i rëndësishëm është edhe përhapja e virusit në fabrikat e përpunimit të mishit, duke detyruar pezullimin e disa operacioneve dhe reduktimin e kapaciteteve të thertoreve në shkallë kombëtare. Karl Setzer është analist për rreziqet në tregun e mallrave.

“Nuk po mbyllet çdo fabrikë e paketimit në vend. Por është e lokalizuar, duke dërguar bagëtitë nga një thertore tek tjetra. Kjo do të shkaktojë ndërprerje.”

Situata mund të mos qetësohet për pak kohë. Analisti Karl Setzer nuk parashikon rritje dramatike të çmimit të derrave, madje edhe pasi të rifillojnë punën fabrikat që pezulluan operacionet nga COVID-19.

“Tregu do të jetë i vakët për pak kohë, thjeshtë pasi fabrikat e paketimit nuk do të shpejtojnë të blejnë kafshë të cilat nuk mund t’i bëjnë gati për treg në kohën e duhur, pasi ata nuk do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë.”

Rezultati duket si një paradoks, supermarketet të paafta për të plotësuar kërkesat për mish derri edhe pse fermerët e ndiejnë presionin ekonomik për të reduktuar numrin e bagtive. Fermerët e derrave nuk janë të vetmit në këtë mes.

“Po na ulen çmimet”, thotë Ron Kindred i cili ka një fermë derrash në Atlanta të shtetit Illinoi.

Por ai ka në plan të rrisë sojë, që përdoret si ushqim për bagëtitë. Më pak derra do të thotë kërkesa më të vogla për ushqimin e tyre, gjë që ndikon tek çmimi i sojës dhe misrit.

“Duhet të kemi kërkesa për të nxjerrë fitime, ose përndryshe çmimet do të vazhdojnë të bien. Kjo është ajo që kemi parë deri tani, ndërsa fabrikat e përpunimit të mishit të prekura nga virusi kanë shkurtuar apo pezulluar veprimtaritë, duke patur ndikim të madh tek ne fermerët.”

Ai e sheh me entuziazëm urdhërin e Presidentit Trump për hapjen e fabrikave të përpunimit të mishit të goditura nga COVID-19.

“Për ne fermerët është mirë që fabrikat e përpunimit të mishit të qëndrojnë të hapura. Mendoj se janë shqetësuar mbi mundësitë për të ushqyer popullsinë. Nëse mbyllen të gjitha fabrikat e mishit dhe mishi i paketuar nuk shkon nëpër dyqane, me çfarë do të ushqehen njerëzit? Do të kemi shqetësime të mëdha në vend nëse njerëzit nuk do të mund të blejnë mishin me çmim të arsyeshëm.”

Amerikanët nuk janë mësuar me mungesa ushqimore. Ndërsa vazhdon situata e pandemisë, zinxhiri i furnizimit nga ferma në tryezën e bukës sa vjen e tendoset.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG