Lidhje

Pandemia e koronavirusit mund të shkaktojë uri globale


Drejtuesi i Programit Botëror të Ushqimit thotë se ndërsa bota po lufton pandeminë e koronavirusit, ajo është po ashtu në prag të një krize urie. Zyrtari i lartë i OKB-së u takua me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo për të diskutuar mënyrat për të shmangur krizën më të rëndë humanitare që nga Lufta e Dytë Botërore.

Pandemia e koronavirusit mund të shkaktojë uri globale
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:28 0:00

Konfliktet e armatosura dhe varfëria po detyrojnë miliona njerëz në mbarë botën që të ngrysen çdo natë të uritur. David Beasley është shef i Programit Botëror të Ushqimit.

“Analiza e Programit Botëror të Ushqimit tregon se për shkak të koronavirusit edhe 130 milion njerëz të tjerë mund të jenë në prag të urisë deri nga fundi i këtij viti. Duke e çuar numrin total në 265 milion njerëz.”

Organizatat humanitare, siç është grupi i krishterë “World Relief”, po ashtu kanë ngritur alarmin. Organizata thotë se ka gjasa që fokusi të zhvendoset nga përpjekjet kundër koronavirusit tek shqetësimet për urinë. Myal Greene është me organizatën “World Relief”.

“Kur mendojmë vetëm disa hapa përpara, ndikimi i mundshëm tek ekonomia dhe siguria ushqimore mund të jetë shkatërrues për pjesën dërmuese të botës, kryesisht për Afrikën Nënsahariane, Afrikën lindore dhe jugore. Pikërisht aty ku faktorët ekonomikë do të jenë domethënës, duke ndikuar tek pasiguria ushqimore, veçanërisht në zonat urbane.”

Organizata “World Relief” po u bën thirrje Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera për veprime vendimtare.

“Së bashku me agjenci të tjera të zhvillimit ndërkombëtar po i bëjmë thirrje qeverisë amerikane që të akordojë 12 miliardë dollarë të tjera për ndihmën ekonomike ndërkombëtare për krizën”, thotë Myal Greene me organizatën “World Relief”.

Nëse bota nuk vepron, thonë ekspertët e ndihmave, më shumë se 30 vende mund të përballen me urinë ndërsa bien remitancat nga jashtë dhe të ardhurat nga turizmi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG