Lidhje

40 vjet pas zhdukjes së lisë, paralelet me pandeminë e COVID-it


Nju Jork, 1947: Njerëzit presin në radhë të bëjnë vaksinën e lijës.

Ndërkohë që bota shënon një arritje të madhe të shkencës dhe shëndetit publik me zhdukjen e lisë së dhenve 40 vjet më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se metoda që u përdor për të zhdukur këtë sëmundje vdekjeprurëse mund të shërbejë sot për të luftuar koronavirusin.

Vetëm në shekullin XX, mbi 300 milionë vetë kanë vdekur nga lija deri kur u zhduk në 1975 në përpjekje të kryesuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Historianët pohojnë se suksesi i dedikohet unitetit dhe bashkëpunimit global, ku edhe SHBA dhe Rusia bashkëpunuan megjithëse ishte kulmi i Luftës së Ftohtë.

Rosamund Lewis, kreu i Sekretariatit të OBSH për Lijën, tha për Zërin e Amerikës se mund të gjenden plot paralele në metodat e asaj periudhe dhe luftës sot me COVID-19.

"Kjo u arrit me masa themelore të shëndetit publik, bazuar tek epidemiologjia, identifikimi i rasteve, indetifikimi i kontakteve, karantina, izolimi dhe trajtimi,” tha zonja Lewis. “Këto janë metodat dhe mënyrat bazë që sollën zhdukjen e sëmundjes. Për linë u gjet vaksina dhe për COVID-19 ende nuk kemi vaksinë. Prandaj puna kërkimore-shkencore është shumë e rendësishme”.

Mostrat e virusit të lisë së dhenve mbahen nën masa të rrepta kontrolli në dy qendra të OBSH-së, njëra në SHBA, tjetra në Rusi. Zonja Lewis thotë se ekzistenca e këtyre mostrave vazhdon të mbajë gjallë debatin nëse ato duhen ruajtur për qëllime kërkimore, ose nëse duhen shkatërruar për të shmangur rrezikun që virusi aksidentalisht të shpëtojë dhe të fillojë të infektojë popullatën.

Vende të ndryshme kanë rezerva vaksine me frikën se lija e dhenve mund të rishfaqet, ndërkohë që për sëmundjen ekzistojnë kura të miratuara.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG