Lidhje

Vështirësitë e arsimimit në internet


Për të frenuar përhapjen e koronavirusit, Shtetet e Bashkuara kanë mbyllur pjesën dërrmuese të shkollave deri në shtator, kur edhe fillon viti i ardhshëm shkollor. Por shumë mësues dhe studentë po vazhdojnë mësimet përmes internetit, megjithëse kjo metodë ka patur disa vështirësi të papritura si për nxënësit dhe mësuesit e ashtu edhe për prindërit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Alexey Gorbachev sjell më shumë hollësi.

Vështirësitë e arsimimit në internet
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:41 0:00

Ndërsa studentët dhe mësuesit në Shtetet e Bashkuara po përdorin internetin për t’u arsimuar si rezultat i pandemisë, disa ekspertë të arsimit thonë se kjo metodë mund të ndryshojë mënyrën e shkollimit në të ardhmen. Barry Hoff është mësues në shtetin e Nju Jorkut.

“Arsimi do të transformohet sepse çdo mësues tani duhet të gjejë mënyra për të punuar me nxënësit e tij nga distanca. Kur të rikthehemi në shkollë, nuk mendoj se do të ketë ndryshim të strukturës, por besoj se gjërat do të ndryshojnë në mënyrën se si do të veprohet gjatë ditëve të ashpra të dimrit me dëborë.”

Ndërsa mësuesit janë të kujdesshëm me teknikën e re, zhvilluesit e aplikacioneve për produkte si “Classkick” ndjehen optimistë.

Para pandemisë, vetëm një numër shkollash përdornin sherbime të tilla. Por që nga përhapja e virusit, janë shtuar porositë e shkollave për aplikacione si Classkick. Andrew Rowland është bashkëthemelues i ClassKick.

“Vetëm gjatë 10 ditëve të fundit kemi regjistruar rreth 700 shkolla dhe kemi një listë pritje.”

Mësuesit thonë se mësimi në klasë është i pazëvendësueshëm. Kimberly Gardner është mësuese në shtetin Utah.

“Nuk mund të shoh shprehjet në fytyrat e tyre siç mundem në klasë.”

Por mësues të tjerë kanë vënë re se fëmijët janë më të angazhuar gjatë mësimit në internet sesa kur janë në klasë. Douglas Ragan është mësues në Miçigan.

“Nuk e di nëse ka të bëjë me anën psikologjike, por ka një dallim të madh me mënyrën se si veprojnë tani studentët pasi nuk kanë nevojë të dalin në dërrasën e zezë para të gjithëve për të folur për detyrat.”

Ndërsa situata e detyroi kalimin e arsimit në internet, mësuesit thonë se janë përballur me vështirësi por se kjo metodë ka përfitime që ja vlen të hulumtohen në të ardhmen.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG