Lidhje

Uashington, qëndrim në shtëpi deri më 8 qershor 


Muriel Bowser, kryebashkiake kryeqytetit amerikan të Uashingtonit.
Muriel Bowser, kryebashkiake kryeqytetit amerikan të Uashingtonit.

Uashington DC, ku ka selinë qeveria federale e Shteteve të Bashkuara, zgjati udhëzimet për qëndrimin në shtëpi deri më 8 qershor. Kryetarja e bashkisë Muriel Bowser la të hapur mundësinë e lehtësimit të masave më herët në rast se do të bien rastet e infeksionit për një periudhë të vazhdueshme prej 14 ditësh. Uashingtoni ka patur deri më tani 6584 raste të infektuarish me koronavirusin dhe 350 viktima.

Udhëzimet për qëndrimin në shtëpi, që synojnë frenimin e përhapjes së koronavirusit të ri, ishin planifikuar të përfundonin më 15 maj.

Kryebashkiakja Muriel Bowser la të hapur mundësinë që kryeqyteti i Shteteve të Bashkuara mund të rihapet më shpejt, duke u thënë gazetarëve se nëse parametra të caktuara, përfshirë një numër në rënie të rasteve përgjatë 14 ditëve dhe ruajtjen e një shkalle të ulët transmetimi, ajo mund të vendosë për ta hapur më shpejt distriktin.

Uashingtoni ka raportuar 6.584 raste të koronavirusit dhe 350 vdekje deri më tani. Megjithëse Bowser tha se të dhënat pasqyronin disa shenja inkurajuese, ajo tha se: "Nuk jemi akoma atje ku duhet".

Ndërkohë, protestuesit jashtë Kapitolit të Shteteve të Bashkuara vendosën 2.500 trëndafila të bardhë për të nderuar ata që kanë vdekur nga koronavirusi në të gjithë vendin. Një ekran gjigand shfaqte mesazhe në Twitter nga të dashurit e tyre.

"Kemi ardhur për të kujtuar 85 mijë amerikanët që kanë vdekur nga COVID-19... Në sfond dëgjohet Presidenti Trump duke uruar veten për punën e tij të supozuar të mirë për të mbrojtur popullin amerikan. Natyrisht që ai ka dështuar si president, dhe ne kemi nevojë për më shumë pajisje personale mbrojtëse dhe zgjidhje për të dalë nga kjo krizë", thotë Robby Diesu i MoveOn.org, i cili organizoi protestën.

Në të njëjtën kohë, qindra autobuzë u futën në qytet duke kërkuar ndihmë nga Kongresi pasi industria e tyre ka ndalur gjatë pandemisë.

"Nuk kërkojmë lëmoshë, thjesht më shumë ndihmë për të na ndihmuar të mbijetojmë për të qenë atje për vendin tonë kur të vijë koha dhe ne të fillojmë t'i rikthehemi punës", tha Larry Killingsworth, president dhe drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Bashkuar të Mjeteve Motorike.

Ai tha se rreth 450 autobuzë nga 46 shtete ishin duke marrë pjesë në tubim.

"Ata kanë ndihmuar linjat ajrore, anijet e lundrimit, dhe trenin Amtrak - por na harruan neve. Ne jemi ata që transportojmë ushtrinë, bëjmë evakuimin nga uraganet, evakuimet nga zjarri ...Pa autobuzët, asgjë prej këtyre nuk do të ndodhë", shtoi Karen Brokaw, shofere autobuzi nga shteti Illinoi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG