Lidhje

Aktivistët ndërlidhin pacientët me familjarët 


Njerëzit janë duke punuar për të krijuar lidhje me njëri-tjetrin pavarësisht se karantina e koronavirusit po i mban të larguar. Fqinjët ofrojnë furnizime ushqimore, atletët profesionistë sjellin ilaçet, dhe muzikantët më të mirë të botës argëtojnë lagje të tëra. Në Nju England organizata jofitimprurës e një adoleshenti lidh familjarët me pacientët në dhomat e karantinave të spitalit.

Tabelat tregojnë drejtimin drejt vendit ku bëhet ekzaminimi për COVID-19 në Boston, ku stafi mori telefona celularë të dhuruar që mund të ndryshojnë jetën e pacientëve në izolim.

"Vizita në spital tani është e ndaluar, dhe pacientët, ju e dini, nuk kanë aftësi të lidhen me të dashurit e tyre, kështu që ky është momenti ku mund të ndihmojmë ne", thotë Kaya Suner, bashkëthemelues i "COVID connectors".

19-vjeçari Kaya Suner bashkëthemeloi organizatën jofitimprurëse "COVID connectors" ("Ndërlidhësit e COVID-it"). Të dy prindërit e tij punojnë si mjekë të dhomave të urgjencës dhe ideja erdhi gjatë një bisede në internet me nënën e tij që përmendi pacientë të vetmuar në izolim, shumë prej të cilëve janë të moshuar.

"Unë vetëm postova në Facebook dhe thashë 'Hej, nëse dikush ka ndonjë pajisje, më njoftoni dhe unë mund t'i bind prindërit e mi për t'i futur ato në spitale'. Dhe përgjigja ishte shumë e madhe vetëm në Facebook", thotë Kaya.

Kaya thotë se ata mblodhën 650 pajisje për spitalet në Rhode Island brenda një jave. Ata pastaj u futën në qendra të tjera mjekësore në të gjithë shtetin New England dhe planifikojnë të vazhdojnë edhe në New York.

"Pacientët në spitale që i kanë përdorur janë shumë mirënjohës. Dhe janë mirënjohës familjet që patën mundësinë të lidhen me të dashurit e tyre", thotë Kaya.

Puna e tyre fitoi lëvdata publike nga guvernatori i Rhode Island, duke ua rritur kështu më tej profilin dhe duke i ndihmuar në sigurimin e më shumë se pesëqind pajisjeve nga kompania Amazon.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG