Lidhje

Tiranë: Paditen për shpërdorim detyre inxhinierët që kërkuan shembjen e Teatrit Kombëtar


Alliance for National Theatre Albania
Alliance for National Theatre Albania

Në Tiranë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit paditi sot në prokurori për shpërdorim detyre dhe falsifikime inxhinierët, që kërkuan shembjen e Teatrit Kombëtar.

Këshilli bashkiak i kryeqytetit miratoi dje shembjen e Teatrit Kombëtar, bazuar në një raport dhe një ekspertizë për objektin e Teatrit.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit paditi sot në Prokurorinë e Tiranës për shpërdorin detyre dhe falsifikim 3 inxhinerë të Institutit të Ndërtimit, sepse, sipas saj, pa shkuar fare në objekt dhe bazuar në një dokument të vitit 2018, i kanë propozuar Bashkisë së Tiranës shembjen e Teatrit Kombëtar.

Paditen për shpërdorim detyre inxhinierët që kërkuan shembjen e Teatrit Kombëtar
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:48 0:00

Këshilli bashkiak vendosi dje për shembjen e Teatrit Kombëtar, pasi miratoi një akt-ekspertizë të Institutit të Ndërtimit të dy viteve më parë dhe një raport në 13 maj të këtij viti.

Por Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit paditi inxhinierët se kanë dhënë fakte të rreme në raportin e tyre të hartuar pa dalë nga zyra, duke mos shkuar fare në objekt.

Në padi thuhet se dokumentet kanë mungesa thelbësore për procesin e kontrollit. Ato nuk kanë analizë laboratorike dhe nuk kanë llogaritje mbi konstruksionin qendror të objektit.

Aleanca deklaroi se raporti, që miratoi këshilli bashkiak është një dokument i paligjshëm bazuar në të pavërteta, ndaj i kërkoi prokurorisë të hetojë mbi shkeljet ligjore të inxhinierëve, që shtynë edhe pushtetin vendor në një vendim të paligjshëm.

Mbrëmë pas publikimit të vendimit të këshillit bashkiak reaguan edhe organizata Europa Nostra edhe komisionerja europiane për kulturën, duke kërkuar dialog për mbrojtjen e trashëgimisë Kulturore

Presidenti i Republikës ka paditur në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë për kalimin e pronësisë të truallit tek bashkia e Tiranës, ndërsa më parë ka paditur edhe ligjin special Fusha, që synonte të njëjtën gjë, shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një të riu po aty.

Teatri Kombëtar u kthye sërish në qendër të vëmendjes këtë javë, pasi qeveria vendosi të kalojë truallin e tij nga ministria e kulturës në pronësi të bashkisë së Tiranës dhe kjo e fundit vendosi shpejt shembjen e tij.

Drejtuesit e qeverisë dhe të bashkisë deklarojnë se në truallin e Teatrit Kombëtar është projektuar të ngrihet një teatër i ri.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG