Lidhje

Mali i Zi, arrestohen 8 persona për armëmbajtje pa leje


Drejtoria e Policisë së Malit të Zi, njoftoi të premten se në Tuz të Malësisë arrestoi tetë persona për armëmbajtje pa leje, posedim të municioneve dhe sasi të konsiderueshme lëndë shpërthyese.

Në një operacion për parandalimin e krimeve të rënda, policia kontrolloi banesat dhe disa hapësira të tjera ku gjeti armatime, municione dhe lëndë shpërthyese.

“Gjatë kontrollit u gjetën dhe u konfiskuan 13 kilogramë lëndë shpërthyese, tre pako eksplozivësh “Amoneks”, barot të paketuar, eksploziv të ashtuquajtur TNT, 6 armë të kalibrave të ndryshme dhe gjësende tjera”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë.

Përveç lëndës shpërthyese dhe armëve të zjarrit u konfiskuan edhe makineritë për përpunimin dhe paketimin e municioneve, thuhet në njoftimin e policisë.

“Me këtë rast u arrestuan 8 persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale të armëmbajtjes pa leje dhe të lëndëve shpërthyese dhe iu dorëzuan prokurorit për kallëzim penal”, thuhet në fund të njoftimit të Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG