Lidhje

Koronavirusi, vetëm një rast i ri në 24 orët e fundit


Në Shqipëri, në 24 orët e fundit u rregjistrua vetëm një rast i ri me koronavirus, duke shënuar nivelin më të ulët që nga shfaja e epidemisë në 9 mars. Një ditë më parë, ishin rregjistruar gjithashtu vetëm dy të infektuar të rinj. Autoritetet tani kanë nisur të flasin tani për “shfaqje të rasteve sporadike”. Në të gjithë vendin ka shkuar në 949, numri i personave të prekur, ndërsa aktualisht vetëm 176 janë raste aktive kryesisht në Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër. Edhe në spital, janë vetëm 15 pacientë të shtruar nga të cilët 3 në terapi intensive.

Autoritetet thanë sot se “do të vijojë testimi dhe gjurmimi i kontakteve të rrethit të parë, të rrethit të dytë, ashtu siç është e përcaktuar edhe në strategjinë e miratuar nga Komiteti i Ekspertëve”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila sot vizitoi laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, ku u dërguan dhe 11 mijë teste të tjera.

Ndërkohë në laboratorin e mikrobiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, janë kryer deri tani mbi 1 mijë testime serologjike tek personeli shëndetesor, për evidentimin e krijimit të antitrupave tek grupet e riskut. “Rreth 8 përqind e tyre kanë krijuar antitrupa, pra rezultojnë 8 përqind që kanë IGG pozitive”, tha Manastirliu.

Aktualisht në të gjithë vendin, ka një lehtësim në shkallë të gjerë të masave shtrënguese. Përveç transportit publik dhe disa aktiviteteve të tjera, ende të ndaluara, gjithshka tjetër ka rinisur, përfshirë, që prej ditës së djeshme dhe baret e restorantet në mjedise të hapura.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG